Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Kur dhuna e propagandës mbërrin në bankat e shkollës

Kur dhuna e propagandës mbërrin në bankat e shkollës

19:23, 02/09/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari

Kur dhuna e propagandës mbërrin në bankat e shkollës

Në çdo regjim, instrumenti më shtypës ndaj kundërshtarit, ndaj kritikëve, dhe ndaj popullit ka qënë propaganda. Pas propagandës vijnë skalionet e dhunës, si policia apo organet e drejtësisë.

Teksa kemi hyrë në vjeshtën e vitit 2024, sistemi i Edi Ramës nuk e ka dot infrastrukturën e kampeve të internimit si dikur, të torturave, apo ndëshkimit ekstrem, ama në disa elementë e lë pas dhe regjimin e mëparshëm.

Siç është propapaganda. Dhe nuk ka dhunë më të madhe se sa t'i thuash njerëzve, t'i nxisësh, t'i ushqesh, e t'i detyrosh të besojnë se ata po jetojnë një tjetër jetë, idilike, të bukur, ndryshe nga jeta që realisht ata po jetojnë.

Mekanizmi i propagandës së këtij regjimi funksionon me të gjitha anekset, e ka të zhvilluar veçanërisht atë të damkosjes e turpërimit të atyre që nuk mendojnë si rilindja, duke i shpallur se janë kundër Shqipërisë e që nuk e duan atdheun.

Kjo dhunë është agresive, sistematike dhe e përditshme, dhe buron nga të gjitha anët. Nga mediat kombëtare, e deri tek çdo pore e komunikimit.

Disa breza po rriten në këtë atmosferë, dhe pasojat do të jenë të rënda. Të rinjve sot nuk u kërkohet të vrasin mendjen, të jenë kritikë, të jenë rebelë siç ështe e udhës, por vetëm të besojnë te sukseset e mëdha të qeverisë.

Së fundmi, kjo ka zbritur edhe tek fëmijët.

Mësohet se në fillore, Erion Veliaj është shfaqur në librat ku flitet për qytetarinë, për komunitetin.

Pikërisht kjo ndodh në ditën kur ai ka dalë zbuluar në sytë e publikut si përgjegjësi pas dy prej aferave më të rënda financiare të kohës, siç është ajo 5D dhe e Inceneratorit të Tiranës.

Jnaë dy raste që do të zinin vend kryesor në çdo publikim që do të bëhej për korrupsionin, në çdo hulumtim a studim.

Miliona euro të taksapaguesve të Tiranës që në njërin rast shkojnë tek kompania që ngritën funksionarët publikë të Bashkisë, më të besuarit e drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, dhe miliona euro që shkojnë tek një incinerator që nuk ekziston.

Poqese do të funksiononte drejtësia e SPAK, Veliaj do të shfaqej në të tjera letra. Nën akuzë dhe para ligjit.

Por kur jemi në sistemin që jemi, ku drejtësia e re krijoi përmendore të paprekshmërisë e pandëshkueshmërisë, Veliaj na del në librat e shkollës për fëmijë, si model që duhet ndjekur.

Ky pra është shembulli që u japim të vegjëlve sot?

Propagandë skanaloze e imponuar edhe në bankat e shkollës.

Çfarë shoqërie po ndërtojmë, çfarë qyteti do të kemi nesër?

Kjo është dramatike, dhe përmbysje totale e normave, e vlerave.

Dhe shtrembërim e goditje që i jepet vendit në pikën më të rëndësishme, në aftësinë për të menduar, për të qënë kritik, e për ta patur ndërgjegje. Në aftësinë për të mos u pajtuar me të keqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco