Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Fotot e Erion Veliajt dhe të policëve që vendosin gjoba futen në librat shkollorë

Fotot e Erion Veliajt dhe të policëve që vendosin gjoba futen në librat shkollorë

19:04, 02/09/2024
A+ Aa A-

Nxënësve të arsimit fillor u është përgatitur një "surprizë" e hidhur nga Ministria e Arsimit, e cila ka vendosur që në tekstet shkollore të fusë fotot e krybashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të policëve bashkiakë që vendosin gjoba ndaj makinave dhe shitësve të rrugës.

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka postuar një video në Facebook, ku në tekstet shkollore të ‘Qytetarisë 3’, në faqen 33, është futur fotoja e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

“Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u  vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant”, shkruan Xhaferri.

Më tej kreu i FRPS-së shkruan se Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve.

"Të fundit  në çdo raport të PISA-s, por MAS kujdeset të fusë fotot e Erion Veliaj në tekstet shkollore të fëmijëve tanë!

Në raportin e PISA-s për aftësitë krijuese i përpiluar në 2022 dhe i publikuar në 2024 nxënësit shqiptar u renditën të fundit në botë,  teksa mungesa e vizionit, korrupsioni dhe nepotizmi kanë asgjësuar totalisht arsimin publik, ku sipas vetë shifrave të kësaj qeverie në një dekadë janë mbyllur 295 shkolla 9-vjeçare dhe numri i nxënësve në zonat rurale ka rënë me 40%

Pavarësisht kësaj panorame të trishtë me arsimin që sot po nxjerr në masë analfabetë funksional, Kreu i Bandës 5D Erion Veliaj, i cili shpërdoroi me sektin e tij 55 milionë euro të taksës së arsimit dhe që ka lënë lagje të tëra të Tiranës pa çerdhe dhe shkolla publike, kujdeset që të fusë fotot e tij në librat shkollor, siç veprohej para viteve 1990.

Ka zgjedhur lëndën e Qytetarisë 3, për shkak të komplekseve që ka, ku siç duket në video në faqen 33 ka futur një foto të tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kompetencat e të cilit i mori për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve.

Ky është i njëjti zyrtar që tentoi të impononte Prindin 1 dhe Prindin 2 në çerdhe e kopshte dhe i njëjti që dërgon letra të personalizuara në shkollat publike, ku mësojnë fëmijët, që ky me bandën e tij po u  vjedhin të ardhmen me korrupsionin galopant.

Ministria e Arsimit duhet të marrë përgjegjësi për këtë skandal dhe të dalë me një qëndrim publik dhe të bëjë transparencë për procedurat që u ndoqën nga botimi deri në dorëzimin e këtij libri në duart e nxënësve,"- shkruan Xhaferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco