Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Në Tiranë sillet si Putini me median, nëpër dynja bën ‘dashnorin’ e lirisë së fjalës

Në Tiranë sillet si Putini me median, nëpër dynja bën ‘dashnorin’ e lirisë së fjalës

19:01, 02/09/2024
A+ Aa A-

Teksa kryeministri Rama ka folur në ‘Forumin e Bledit’, lidhur me ndikimin e mediave sociale, aseti më i madh sipas tij që rusët dhe iranianët kanë, kreu i qeverisë shqiptare harron se është vetë ai që kontrollon gjithë median, madje edhe rrjetet sociale.

Shqipëria renditet krah për krah me vende si Kina e Rusia sa i përket lirisë së medias. Vetë Rama sulmon e shantazhon personalisht gazetarët.

Mediat sociale madje i përdor si mjet kontrolli të informacionit dhe manipulimit të publikut, aq sa puna e vetme që u kërkon ministrave, veç vjedhjes, është propaganda në rrjetet sociale.

I njëjti Ramë, që në Tiranë është persekutor i lirisë së fjalës, nëpër panele të huaja bën ‘dashnorin’ e lirisë së fjalës dhe sulmon Rusinë e Kinën, kur harron që veprime të tilla i bën edhe vetë.

Shpesh herë, Rama ka censuruar dhe ka injoruar pyetjet e gazetarëve për të marrë përgjigje ndaj shumë çështjeve delikate, që shqetësojnë opinionin e gjerë publik.

Të njëjtën ‘sëmundje ngjitëse’ Rama ua ka kaluar edhe ministrave dhe deputetëve të tij socialist, që të jenë ‘shurdh-memecë’ ndaj ‘sulmeve imagjinare’ të mediave dhe gazetarëve që guxojnë t’i çjerrin maskën e një ‘liberali’ mediatik nëpër panelet e forumeve ndërkombëtare.

 Është diçka që nuk e kuptoj sa u takon vendeve demokratike, që është ndërhyrja ruse. Dëgjova edhe presidentin e Forumit të Bledit që tha besoj tek njerëzimi, por kur e sheh si po depërtojnë rusët duke shkatërruar çdo ditë fëmijët tanë, ndjenjën e komunitetit, po flas për mediat sociale, nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodh më. Shiheni TikTik-un në Kinë, një realitet i mrekullueshëm aty. Por varianti i TikTok i Kinës është ferri në tokë, por e quajmë liri. Për aq kohë sa nuk do kuptojmë se liria e shtrirjes nuk është e njëvleftshme me lirinë e fjalës, ne po sabotojmë të ardhmen. Nuk mendoj se shtypi ishte më pak i lirë kur kishte kontroll faktesh. Këtu mendoj se po na rreshket çështja që rusët dhe atyre që nuk u pëlqen mënyra jonë e jetesës, ju është hapur dera në hapësirën tonë të lirisë së fjalës, tha kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco