Lajmi i fundit

Plagosja në Vrakë/ Kush është autori i të shtënave, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit

Neza: Beleri u lirua me po të njëjtat argumenta me të cilat mund të lirohej para 6 muajsh

18:58, 02/09/2024
A+ Aa A-

Analisti Sami Neza i ftuar në Task Force në Syri Tv, komentoi betejën e opozitës drejt zgjedhjeve elektorale.

Neza teksa komentoi edhe lirimin e Belerit, u shpreh se ai u lirua me të njëjtat argument me të cilët në fakt, mund të lirohej, 6 muaj më parë.

Beleri u lirua me po të njëjtat argumenta me të cilat mund të lirohej dhe para 6 muajsh.

Nga të gjithë deputete e PD, duhet të dalin prej frikës për të rezonuar me drejtësinë.

Me drejtësinë rezonohet deri në momentin kur nga një subjekt politik i bëhet presion drejtësisë “mos heto Berishën”.

Deri tani nuk ka pasur ndonjë kundërshtim as nga Berisha vetë që të mos hetohet, problem është kur drejtësia përdor hetimin shtohet me aditiv për tu përkthyer pastaj ky lloj hetimi në një instrument që dëmton opozitën dhe përforcon një qeverisje të keqe , kjo është çështja.

Interferimi më drejtësinë përfundon kur të gjithë janë të hapur me hetimin, hetimi mund të vazhdojë, pavarësisht se në rastin e Berishës ai ka kaluar çdo afat dhe është shtyrë dy herë përmes vendimeve të Gjykatës, hetim pa argumneta në lidhje me këtë.

Ai është lideri i opozitës dhe duke qenë i izoluar pa asnjë element që e justifikon mbajtjen e tij do të thotë... që në një farë mënyre ...opozita pranon të dobësojë vetveten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco