Pisllëku pushtoi Tiranën, Veliaj pranon gjendjen katastrofale me plehrat

Pisllëku pushtoi Tiranën, Veliaj pranon gjendjen katastrofale me plehrat

21:53, 01/09/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj më në fund e ka pranuar se pisllëku ka pushtuar kryeqytetin, duke vërtetuar denoncimet e opozitës dhe qytetarëve, se institucioni që mbledh taksat e tyre, e kishte jashtë vëmendjes pastrimin e qytetit, pasi prioritet është vjedhja.

Në një postim në Facebook, Veliaj pranon gjendjen katastrofale me plehrat në Tiranë.  

Ajo që bie në sy nga reagimi i Veliajt është fakti se ai thotë se Eco Tirana, që ka nisur aksionin e pastrimit të Tiranës, ka marrë këtë kopetencë pasi deri dje pastrimi i qytetit ishte në administrimin e kompanive private.

Pra Veliaj po i shet qytetarëve ‘Eco Tiranën’ si një risi, kur në fakt Eco Tirana është kompania që kontrollohet nga Ndragheta italiane.

Postimi i plotë:

Këtë fundjavë, Eco Tirana ka nisur një aksion të madh pastrimi në të gjitha zonat jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private. Nga sot, pastrimi do të kryhet nga Bashkia e Tiranës , nëpërmjet Eco Tiranës. Tranzicioni nga privati te bashkia i këtyre zonave u sabotua me mbështetje nga politika e pisllëkut dhe zhulit! Por, si gjithnjë, asnjë hap pas, asnjë dorëzim para banalitetit! Bashkia do të marrë në kontroll nga privati TË GJITHA pikat e Tiranës në ditët e ardhshme! Forca!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco