‘Miqtë ndërkombëtarë presin përmbysjen e Ramës’/ Berisha: T’i përvishemi këtij armiku të egër që përdhos komb e identitet

21:03, 01/09/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fajlën e tij përpara protestuesve është shprehur se Europa, miqtë tanë të vërtetë të SHBA-ve dhe kudo që janë presin nga ne përmbysjen e regjimit.

Berisha ka theksuar se ndërkombëtarët presin nga ne të shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, në muajin e betejës për liri, në muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për shtetin ligjor

Miqtë e mi, Europa, miqtë tanë të vërtetë të SHBA-ve dhe kudo që janë presin nga ne përmbysjen e tij. Presin nga ne të shndërrojmë shtatorin në muajin e betejës europiane, në muajin e betejës për liri, në muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për shtetin ligjor, në muëain e betejës për të drejtat tona, muajin e betejës për votën e lirë, në muajin e betejës për fitore, qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme.

Ndaj edhe, le t’i rikujtojmë ne çdo ditë, çdo natë thirrjet e himnit tonë kombëtar: nga lufta veçse ai largohet, t’i përvishemi këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij bastardi që rikthen në Shqipëri një e nga një standartet e etërve të tij mizorë, që përdhos komb e identitet, simbol edhe çdo gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco