‘8 orë mbledhje’/ Berisha: Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i kanë nxjerrë kreut të narko-shtetit, Edi Rama

‘8 orë mbledhje’/ Berisha: Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i kanë nxjerrë kreut të narko-shtetit, Edi Rama

20:53, 01/09/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha komentoi edhe mbledhjen e sotme të qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se ‘sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike’.

‘Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Të dashur miq, narko-qeveria filloi shtatorin si një qeveri mafioze. Sot ata u mblodhën me në krye kreun e Meduzës, i cili sapo u kthye si gaztor, si hokatar nga Klopsit u nry me qeverinë e tij.

Sipas ligjit të mafies, Omertas, pas 8 orësh mbledhje nuk tha një fjalë të vetme, sepse nuk kishte fytyrë, nuk mund të dilte para gazetarëve, për arsye se bilancet e tij dramatike, tragjike e bënin atë para shqiptarëve ashtu siç ishte hajdut, mashtrues, gaztor. Dhe tani së fundmi na del edhe fallxhor, edhe shikues filxhani në samite ndërkombëtare.

Të dashur miq, mediat e tij njoftuan se kanë diskutuar për integrimin. Para se të shkonte ai u tha shqiptarëve se do të merrem me problemet e mëdha të integrimit të Shqipërisë, por u kthye me bisht ndër shalë, u kthye pasi i treguan brrylin.

Se nuk ka integrim me narko-shtetin që ke ndërtuar. Nuk ka integrim me dhunimin e votës së shqiptarëve. Nuk ka integrim me vjedhjen e papërmbajtur të pasurive dhe fondeve. Nuk ka integrim kurrë me burgosjet politike. Nuk ka integrim me trafiqet e helmeve, duke bërë Shqipërinë famëzeze në rajon dhe në botë, për trafiqe kriminale lëndësh të rrezikshme.

Doli pas 8 orë mbledhje, nuk shqipëroi dot një fjalë të vetme, por heshtja e tij e akuzon më shumë se çdo gjë tjetër. Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i ka nxjerrë përfundimisht narko-trafikantit, kreut të narko-shtetit, Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco