Lalaj: Mos harroni vuajtjet e diktaturës, kujtoni çfarë solli fitorja e Berishës

20:28, 01/09/2024
A+ Aa A-

Sot u mbajt në rrugën e Shpresës, dita e 244 e Tubimit Qytetarë, ku mbjati fjalën e tij edhe ish-kryetari i PD në qarkun Kurbin, Preng Lalaj.

Ai kishte një thirrje për qytetarët, të kujtonin cfarë kishte ndodhur në kohën e diktatorit Enver Hoxha dhe mos ti harronin aq shpejt vuajtjet e asaj periudhe.

Lalaj u shpreh se, që në 1992 Sali Berisha ishte zgjedhja e duhur për këtë vend pasi solli reforma të mëdha në arsim, shëndetësi, blegtori dhe bujqësi.

 

“Dua të ju drejtohem shqiptarëve me një thirrje, të zgjojmë kujtesën. Ne jemi një popull që harrojmë shpejt. A ishte diktatori Hoxha që e mbjati 45 vjet në tirani Shqipërinë me Ramizët, Spirot dhe Kristaqët që firmosen varjet në litarë, pushkatimet, burgosjet dhe internimet e klerikëve, poetëve, e deri tek fëmija në barkun e nënës.

  Me fitoren në 1992 e mori Shqipërinë në errësirë të plotë dhe bashkë me demokratët e nxorën në dritën e zotit duke i hapur derën burgut politik, duke ndërmarë reforma të mëdha në arsim, shëndetësi blegtori dhe bujqësi. u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco