Kërkojnë akses në autostradë/ Pas padisë në SPAK, banorët e Thumanës thërrasin protestë para Parlamentit

Kërkojnë akses në autostradë/ Pas padisë në SPAK, banorët e Thumanës thërrasin protestë para Parlamentit

19:53, 01/09/2024
A+ Aa A-

Banorët e Thumanës kanë thirrur një protestë këtë të hënë, më 2 shtator, në orën 17:00 përpara Parlamentit, ku kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, (SH1) që kalon përmes zonës së tyre.

Në njoftimin e bërë publik, banorët theksojnë se problemi i aksesit në këtë segment të rëndësishëm të aksit kombëtar rrugor ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në njoftimin e tyre.

Banorët kërkojnë që të sigurohet hyrja dhe dalja në autostradën SH1, e cila është një arterie kryesore për transportin dhe zhvillimin e zonës.

Ata ftojnë të gjithë ata që mbështesin kauzën e tyre të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara Parlamentit për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar zgjidhje nga autoritetet kompetente. 

Kujtojmë se banorët e Thumanës, Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth kanë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’, ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren  Belinda Ballukun, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco