Mbledhja e qeverisë/ Kraja: Shqiptarët nuk hanë nga gjella e prishur që po i shërben Edi Rama opinionit publik

13:43, 01/09/2024
A+ Aa A-

Drejtori e Kabinetit të kryetarit të PD, Akil Kraja, i ftuar në Edicionin e Mesditës në Syri Tv, komentoi mbledhjen e qeverisë Rama, teksa u shpreh tërësisht i ftohtë dhe indiferent ndaj rezultatit të saj.

“Kështu që në këtë drejtim jam tërësisht i ftohtë ndaj rezultatit të kësaj mbledhjeje të asamblesë së ardhshme të PS, unë besoj se shqiptarët janë tanimë përtej kësaj gjelle të prishur që po i shërben Edi Rama opinionit publik “ u shpreh Kraja ndër të tjera.

Kur Taulante Balla i cili rezultoi I  përfshirë në dosjen Toyota Yaris, u përcoll si ministër i brenshëm, dhe kur ministri i financave u firmos, ndryshimet që bënte Rama në qeveri në vjeshtë, janë vetëm disa vendime autokratike thjeshtë për të bërë kurban të tjerët dhe për të mbrojtur veten e tij.

Kështu që në këtë drejtim jam tërësisht i ftohtë ndaj rezultatit të kësaj mbledhjeje të asamblesë së ardhshme të PS, unë besoj se shqiptarët janë tanimë përtej kësaj gjelle të prishur që po i shërben Edi Rama opinionit publik .

Thelbi është vetëm një, të garantojmë rrotacionin politik.

T’i dalim zot Shqiperisë, një vendi që po shpopullohet, po vidhet,  po shketlet e po nënçmohet çdo ditë.

Dhe kjo ndodh, vetëm nëpërmjet marrjes së përgjegjësive nëpërmjet aktorëve që kërkojnë të mbartin këtë ndryshim, në radhe të parë të opozitës, dhe sigurisht me pas, të çdo qytetari që nuk pranon të shkelet e të vidhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco