Rama mbledh qeverinë në Dajt/ Strategji se si të vjedhin votat që të vjedhin Shqipërinë...

Rama mbledh qeverinë në Dajt/ Strategji se si të vjedhin votat që të vjedhin Shqipërinë...

08:04, 01/09/2024
A+ Aa A-

Sot, e diel 1 shtator 2024, kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas një pauze të pushimeve verore.

Në fokus të takimit pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Takimi në Dajt do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Pasi skanë lënë gjë pa grabitur ne bregdet duket se simbolika e mbledhjes në Dajt tregon se Rilindja do tu kthehet grabitjes së bukurive natyre malore në vijim.

Maxhoranca e konsideron këtë mbledhje një hap të rëndësishëm për të paraqitur strategjitë dhe prioritetet në vijim. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive. Në mbledhje pritet që të bëhet edhe plani për vitin zgjedhor. Kjo është një çeshtje tjetër që e shqetëson seriozisht Ramën pasi me zollumet që ka bërë në këtë vend i duhet patjetër vjedhja e votave që të këtë mundësi të vijojë të vjedhë sërish Shqipërinë.

Ndërsa, më datë 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. Ky proces do të përcaktojë planin e aksionit të partisë për vitet në vazhdim dhe do të japë një pamje më të qartë për strategjitë zgjedhore dhe organizimin e brendshëm të PS-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco