‘Përdhosi heroin tonë kombëtar’/ Berisha: Lakej skulptori i jep Skënderbeut fytyrën e Ramës, e transformon në Car Stefan Dushan!

21:15, 31/08/2024
A+ Aa A-

Krydemokrati Sali Berisha, tha se skulptori që i ‘dha’ Skëndërbeut fytyrën e Ramës, nuk është gjë tjetër veçse një lake i Ramës, që përdhosi heroin kombëtar.

Berisha e cilësoi Ramën, një faqezi që përpiqet të luajë me simbolet e kombit, ndërsa e paralajmëroi së do t’i kundërpërgjigjet ashpër kësaj loje të tij.

Sipas Berishës, ajo çfarë ndodhi me bustin e heroit kombëtar, është një ftesë ndaj çdo shqiptari në beteja dhe skarifica për arritjen e fitores.

Edi Rama është kryehajduti i kohërave, është njeriu që përdhos votën e lirë, dinjitetin, kombin dhe simbolet e tij. Përdhosi më në fund edhe heroin tonë kombëtar, duke gjetur një lakej skulptor që i jep Skënderbeut fytyrën e Edi Ramës dhe e transformon në Car Stefan Dushan.

Edi Rama, mos luaj me simbolet e kombit, sepse do marrësh çdo përgjigje që meriton!

Skënderbeun, o faqezi, nuk e luajti, nuk e ndryshoi as babai yt shpirtëror, Enver Hoxha. Dole ti, bastard, pinjoll të vësh surratin tënd të pisët në figurën epike të Skënderbeut.

Edi Rama je një anti-shqiptar që në gjakun tënd nuk gjendet një qelizë shqiptare.

Atë që i ke bërë ti Skënderbeut, heroit të kombit është akt poshtërimi për çdo shqiptar. Fytyrën e një tradhëtari i ke vendosur heroit tonë, e një trafikanti, e një mashtruesi, e një njeriu që nuk asgjë shqiptare në qënien e tij, e një armiku të egër, e një Pashiqi të vërtetë shqipfolës.

Ndaj miqtë e mi, kjo betejë na fton ne guxim, na fton për sakrifica, na fton për fitore.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco