Berisha: Propaganda e një grushti lakejsh në funksion të grabitjes së mandatit të ardhshëm! Shtatori, prova jonë!

21:07, 31/08/2024
A+ Aa A-

Lideri democrat, Sali Berisha thotë se propaganda e mashtrimit, e përdorur nga Rama nuk ka të ndalur.

Një grush lakejsh, tha Berisha gjatë turbimit të qëndresës qytetare, përmes studiove televizive në media të ndryshme, përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Ramës.

Sipas Berishës, e gjitha kjo bëhet me qëllimin e vetëm që Rama të fitojë mandatin e 4-ët në krye të qeverisë, porse lideri i opozitës shtoi se kjo nuk do të lejohet nga shqiptarët, të cilët do të ngrihen në betejën për shpëtimin e Shqipërisë.

Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.

E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.

Edi Rama po bën gjithçka të firmosë një mandat të katërt të grabitur, të plaçkitur qytetarëve shqiptarë. Por demokrate dhe demokratë shtatori është prova jonë më e madhe në tërë ekzistencën tonë.

Kush guxon, kush dëshiron, kush vendos, të ngrihet në betejë për shpëtimin e Shqipërisë është hero i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Është shpëtimtar i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes të Shqipërisë, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco