SYRI TV/ PD: Frida Krifca pasuri nga abuzimi me fondet

20:58, 31/08/2024
A+ Aa A-

SYRI TV

Partia Demokratike publikoi prova, të cilat faktojnë se ish ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka abuzuar me fondet publike. Zëdhënësia e Departamentit Anti-Korrupsion në PD, Genta Vangjeli deklaroi se Krifca dhe bashkëjetësuesi i saj lundorjnë në pasuri të përfituara nga këto fonde publike gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore. Teksa publikoi dokumentet, Vangjeli i bëri thirrje SPAK që të hetojë abuzimet e kryera nga ish ministrja e Bujqësisë.

Partia Demokratike akuzoi ish ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën se ka përfituar fonde publike gjatë ushtrimit të detyrës si ministre dhe  drejtoresh e AZHBR. Zëdhënësja për antikorrupsionin në selinë blu, Genta Vangjeli publikoi dokumenta, të cilat tregojnë se si bashkëjetuesi i ish ministres së Bujqësisë ka përfituar nga taksapaguesit shqiptarë me anë të kompanive që ai zotëron.

Edhe Bashkia e Tiranës i ka alokuar fonde kompanisë së bashkëjetuesit të ish ministres, e cila pas skandalit me abuzimin e fondeve e IPARD –it u vendos nga Edi Rama në një tjetër post në kabinetin e kryeministrit.

Vangjeli i bëri thirrje SPAK të hetojë pasuritë e ish ministres për shkeljen e ligjit për konfliktin e interesit dhe përfitimin e fondeve publike gjatë kohës së ushtrimit të detyrës shtetërorë, si ministre e Bujqësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco