Turizmi/ Berisha: Media europiane tregoi se qeveria ka pritur vjet 10 milionë mashtrime, sivjet nuk figuronte në asnjë statistikë

20:49, 31/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha u ndal sërish te manipulimi i zgjedhjeve të Himarës ku Rama përjashtoi 6100 zgjedhës nga e drejta e votimit sepse e humbte bashkinë, duke shtuar në lista 350 zgjedhës nga Dropulli, Tepelena dhe zona tjera.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se propaganda toksike e Ramës i ka mohuar mijëra e mijëra vetë të drejtës kushtetuese të votimit, si sukses, si fitore të tij.

Për sa i përket turizmit që Rama ka propaganduar prej kaq kohësh, Berisha solli në vëmendje shifrat e mediave serioze europiane, të cilat tregojnë se vjet qeveria e Ramës ka pritur 10 milionë mashtrime dhe sivjet nuk figuronte në asnjë nga statistikat e suksesit.

Berisha: Miqtë e mi, sapo Edi Rama përjashtoi 6100 zgjedhës nga e drejta e votimit, sepse humbiste Himarën. Sapo Edi Rama shtoi në lista 350 zgjedhës nga Dropulli, Tepelena dhe zona tjera.

Sapo Edi Rama manipuloi të gjithë procesin, mediat në verbëri, mediat në krim të vërtetë mediatik rendën të shpallin fitues Edi Ramën, të shpallin fitues Vangjel Tavon. Të mashtrojnë, t’u paraqesin shqiptarëve manipulimin, t’u paraqesin shqiptarëve grabitjen, t’u paraqesin shqiptarëve mohimin në mijëra e mijëra vetë të drejtës kushtetuese të votimit, si sukses, si fitore të Edi Ramës.

Të njëjtën gjë kjo propagandë bëri në 14 maj. Të njëjtën gjë kjo propagandë toksike bën për të gjitha njoftimet në favor të qeverisë.

Sot, po lexoja një nga portalet më serioze të Europës, i cili jepte numrin e turistëve për frymë.

Miqtë e mi, Shqipëria e cila sipas qeverisë ka pritur vjet 10 milionë turistë, 10 milionë mashtrime. Shqipëria e cila sipas qeverisë këtë vit do shkojë në 15 milionë, nuk figuronte në asnjë nga statistikat e suksesit. Përkundrazi vendin e parë e zinte Kroacia për turistë për frymë. Vendin e dytë, pothuaj të së njëjtit nivel Mali i Zi për frymë.

Po, pse do të thoni ju, jo Shqipëria? Sepse, në kulmin e kulmit Shqipëria pati gjithësej 6 milionë netë fjetje. Dhe kjo do të thotë që Shqipëria mori gjithësej 0.4 turistë për frymë.

U ndala në këtë, sepse gjithë verën mediat e kontrolluara nga qeveria nuk ndaleshin në kushtet katrastofale të turizmit të gjirizit nga Velipoja në Ksamil.

Nuk ndaleshin në mungesën e ujit të pijshëm, në bidonat dhe autobotet në të katërta anët e vendit, por ju jepnin ju jahtet luksoze të miliarderëve që vinin për të marrë me gjysmë milioi litra naftë. Tre herë më lirë se sa çdo shqiptar, tre herë më lirë se sa çdo fermer i Shqipërisë, por që natyrisht i shtronin një drekë sulltanit të Surrelit për ta falënderuar atë.

Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.

E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco