Pashja: Rama, më i korruptuari i të gjitha kohërave! Berisha, së shpejti në frontin elektoral të zgjedhjeve të 2025-ës!

20:26, 31/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD së Peqinit, Mustafa Pashja thotë se Rama arriti të merrte fitore në zgjedhje, vetëm falë bandave dhe patronazhistëve.

Gjatë fjalës së tij në tubimin e qëndresës qytetare në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, Pashja tha se votat e fituara nga PD, janë kontribut i çdo anëtari të partisë, ashtu sikurse dhe liderit të saj, Sali Berisha.

Sipas Pashjas, Rama mbetet kryeministri më i korruptuari i të gjitha kohërave, ndërsa shtoi se së shpejti Berisha do i rikthehet fushatës në zgjedhjet parlamentare të 2025, pa pasur nevojë të jetë në izolim partiak.

Bandat dhe patronazhistët ishin kudo. Kemi marrë goditje nga të gjitha anët. Kemi marrë mbi 500 mijë vota, kontribut i cdo anëtari të PD, i gjithë strukurave të PD, s’mund të anashkalojmë një fakt, që ky numër votash ishte vetë Berisha.

Një fakt i tillës s’mund t’i kalonte vëmendjes së Ramës, më i korruptuari i të gjitha kohërave. Inicioi SKAPIN e partisë, pa fakte e prova, duke realizuar planin e paramenduar për të izoluar kreun e PD, Berishën. Goditje e rëndë për demokracinë shqiptare, ashtu sikurse logoja e mbajtur peng. Një drejtësi që i thirri ndërgjegjës dhe vendosën të japin vulën e logon te shumica e PD, dhe Berisha.

Për një vendim të fabrikuar nga Rama, s’do ketë gjykatë që do e mbajë të izouluar Berishën. Së shpejti do jetë i lirë për t’u rikthyer në garën e 2025.

Bandat janë në këmbë dhe kjo mazhorancë e kishte të sigurtë mandatin dhe s’i interesonte vota e emigrantëve. Berisha e vuri me shpatulla pas murit Ramën dhe riktheu votën e tyre.

Të nisim që tani kontaktet me emigrantët që vendi ka nevojë për to.  Të kemi një qeverisje të përgjegjshme, dhe kjo është PD me kryeministër Sali Berisha.

Deputetët që po u bëjnë shërbim Ramës, po përpiqet të dëmtojnë imazhin e PD, s’e arrijnë dot, Janë ato që kanë fituar më shumë në kohën e PD. I kanë borxh votën demokratëve dhe Berishës, tha Pashja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco