Kemi skuadra (me kepucë) futbolli apo banda (me shkopinj) bejsbolli

Kemi skuadra (me kepucë) futbolli apo banda (me shkopinj) bejsbolli

20:12, 31/08/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Nuk ndalen. Nuk njohin asgjë vetëm Atë. Oficerit të policisë Emiljano Nuhu, i vënë armën në kokë në zyrë, një qytetari refuzues të dorëzojë shtëpinë i shkon gjithë familjarët dhe fisi deputetit Rrahman Rraja dhe e masakron me shkopa bejzbolli dhe me kobure, tani mësyjnë e kanosin me sms dhe në shtëpi kreun e Federatës së Futbollit njëherësh zv president i UEFA, Armando Duka.

Sipas njoftimit policor, kërcënuesit e ndaluar kanë qenë presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës dhe tre futbollistë. Nazmi Selmani, me djemtë Adolf, Brajan e Santiago. Ekipi familjar me drejtues babain dihet se përse kanë mbërritur në ekstrem dhe ku e kanë garancinë e këtij sulmi jo sportiv. Ata donin kombëtaren. Atje është tava e madhe. Bëhet emër por edhe ndonjë punë tjetër nëse lidhjet e duhura janë. Një karton një penallti një gol, një detaj e skedina fluturon.

Federata ka qenë ishulli i sulmuar për ta pushtuar thuajse njëlloj nga Erion Veliaj, teksa mburrej në përgjime se ishte ai me koqe hekuri, ndonëse rezultoi ti ishin djegur hallatet te inceneratorët . Aso kohe ai ishte "banda" e porosive të Ramës. Futbolli është një nga bizneset ku pastrimi i parasë kërcen shqeto. Në mjaft raste pronarët e bosët e ekipeve të futbollit janë me të shkuar të dyshimtë. Bastet sportive vazhdojnë në të zezë megjithëse ligjin e ka konservuar prej një viti qeveria.

Skedinat ku futen ndeshje të kampionatit shqiptar i gjen nëpër botë gjithnjë e më shpesh. Shitjet me rezultate të sakta janë një minierë fitimprurëse. Në të gjithë qarqet kryesore duke përfshirë Tiranën në krye, bastet i kontrollojnë bandat dhe krimi i organizuar. Komisariatet e Policisë së Shtetit, drejtuesit dhe segmente të Prokurorisë, e dinë thuaj përmendësh hartën e pikave informale të lojërave të fatit, marrëzisë së kthyer me leje. Ata kanë zarfat mujore, njëlloj si te pikat e call centerave të mashtrimit financiar.

Ishte Edi Rama kur dërgonte lajm në konferencë shtypi se ia dinte targën e makinës Vis Martinit bosit 600 milionë eurosh, aktor kontrollues i këtij sporti tashmë i zhdukur.

Rastësia nuk e shpërndau këtë bIznes tek emra jo anonimë për kreun e qeverisë. Ajo fjali riformatoi tregun qindra milionë eurosh, deri tani të zi. Vëllai i KM, Olsi Rama i dosjes së "Xibrakës" së kokainës është drejtor i Partizanit dhe kjo nuk është thjesht detyre pasioni. Iliria e Fushë-Krujës ka hequr këpucët e futbollit e ka kapur shkopinjtë e bejsbollit kundër kreut të Federatës Duka Fushë-Kruja, zona e Niklës, është një zonë si rajoni 13 në Francë, ku policia di vetëm adresën dhe bandat kontrollojnë trafikojnë dhe vrasin.

Bandat sot i shkojnë në banesë për ta bindur ndryshe dhe një autoriteti me mandat evropian. Të tjerët nuk i kanë në skedinë, komunikojnë me mjete me këpucë, shkop, pistoletë, tritol..Këta grupe, janë ekipe futbolli, trafiqesh dhe njëherësh shtabet elektorale të mazhorancës..Këta gjuajnë penallti për zgjedhjet..
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco