‘Të gjithë këndojnë, thotë ‘vegla’ e Ramës në bashki’/ Spahia: Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku

‘Të gjithë këndojnë, thotë ‘vegla’ e Ramës në bashki’/ Spahia: Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku

19:18, 31/08/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci se në Shkodër të gjithë këndojnë.

‘Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë "vegla" e Ramës në bashkinë Shkodër, Beci! Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku për çdo natë, por Benetit ia kanë zënë sytë dhe veshët e i kanë mbyllë gojën ata që udhëheqin atentatet dhe ata që i mbrojnë atentatorët’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë "vegla" e Ramës në bashkinë Shkodër, Beci!

Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku për çdo natë, por Benetit ia kanë zënë sytë dhe veshët e i kanë mbyllë gojën ata që udhëheqin atentatet dhe ata që i mbrojnë atentatorët. Përndryshe, nuk ka mundësi që kryetari i bashkisë të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe të mos shohë që çdo ditë Shkodra përballet me ngjarje të rënda kriminale, atentate, vrasje, plagosje, tritol, vetvrasje, e kërcënime.

Që çdo vit ka 1000-1500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në Shkodër (këtë vit rrezikojnë të mbyllen të paktën 4 shkolla).

Mbi 33 mijë të larguar nga sytë këmbët në 10 vitet e fundit prej keqqeverisjes së shefit të Benetit bashkë me Benetin.

Shkodra në vend të parë për shifrat e papunësisë.

Apo edhe të gjitha mashtrimet e premtimet e pambajtura.

Një këshillë Benet: me propagandë nuk u mbush dot mendjen shkodranëve se janë të lumtur me lugën bosh dhe plumbat në rrugë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco