Paloka: Porti i Durrësit kontrollohet nga dy grupe mafioze, Rama u ka dhënë bekimin për aktivitetin kriminal!

16:59, 31/08/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Edi Paloka ka gritur shqetësimin se Porti i Durrësit prej vitesh është nën udhëheqjen e grupeve kriminale, me bekimin e vetë kryeministrit Rama.

Në një intervistë për Syri Tv me moderator, Arnold Kariqi, Paloka tha se grupet mafioze kanë pjesën e tyre në Portin e Durrësit, ndërsa favorizimi i krimit prodhoi sipas tij, dy ministra të rëndësishëm që dolën nga Durrësi në kabinetin e Ramës.

Lidhur me atë se çfarë po ndodh me mbetjet toksike që kalojnë nga Porti i Durrësit, ligjvënësi demokrat, Edi Paloka tha se qeveria përmes Ballukut konfirmoi se porti tashmë është në duart e bandave, pjesë e së cilës është edhe vetë ajo.

‘Që nga 2013 e di çdo qytetar që kujt i përket porti, është i ndarë në dy grupe. Vetëm në zgjedhje kujdeset Rama që grupet mafioze të kenë pjesë në Portin e Durrësit. E kontrollojnë grupet mafione, një qeveri që kontrolloht nga mafia. Është inteligjenca e huaj që ia bën të qarta qeverisë dhe publikut fenomenet. Qeveria është autore e këtyre akteve. Dhe bëhet me dijeninë e qeverisë. Nga bandat e Durrësit na erdhën 2 ministrat më të rëndësishëm. Asgjë s’është rastësi. Porti kontrollohet nga mafia me bekimin e Ramës personalisht.

Kjo ndodh në prag zgjedhjesh. I gjithë Durrësi është në dijeni të faktit që grupet mafioze kanë kontrolluar Portin e Durrësit, të gjithë marrin nga një copë. Sot ka kaluar në një grup të vetëm. Këta janë që kontrollojnë portin, me bekimin e Ramës. Rama do marrë pjesën e vet, për çdo gjë që bëhet në Shqipëri. S’i jep thjesht për vota, ndërkohë merr përfitime nga çdo gjë që ndodh në Shqipëri.

Jo vetëm me drogë, me armë, trafikantë çdo gjë. Doganat për çfarë duhet, policia. T'i shkrijnë të gjitha meqë s'ndërhyn shteti. S'kanë argument për një përafrim me logjikën, papërgjegjmëria e tyre që s’iu bën përshtypje, është kultmi i arrogancës. S'i japin llogari askujt. Ne ia kemi lënë mafias e s'kemi pse e kontrollojmë këto thonë, Balluku e di mirë këtë, se është e lidhur me to.

Turizimi është pjesa më qesharake e propagandës. Jo më larg se dje doli renditja për turistët që hyjnë në një vend, për frymë. Shqipëria s’ekzistonte fare. E shohim çfarë ndodh me turizimin, po ikin shqiptarët.

Organizimi është detyrim për ne dhe opozitën. Jo të organizohemi për një situatë normale, lideri i opozitës i arrestuar, parlamenti s’funksionon. Drejtësia në duart e Ramës. Kemi të bëjmë me një shtet diktatorial dhe jo atutokratik. Është krijuar dhe me aspektin ekonomik, kontroll nga qeveria dhe mafia. Demokracia është në parametra zero. Meidat kontrollohen përmes dhunës e ryshfetit. Janë nën kontrollin e plotë të Ramës. Opozita ka detyrë shumë të vështirë, duhet të njohim realitetin për të reaguar, tha Paloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco