SYRI TV/ Shtyhet sërish hapja e kampeve në Lezhë, Meloni nuk përmend një datë konkrete

16:44, 31/08/2024
A+ Aa A-

Hapja e kampeve për refugjatë në Gjadër të Lezhës duket se është shtyrë sërish, pasi përkundër afatit të përcaktuar të 1 shtatorit, kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni ka deklaruar se ato do të jenë gati në javët e ardhshme. Kryeministrja Meloni ka pranuar vështirësitë operacionale në zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë, teksa nuk bëri me dije një datë konkrete se kur do të jenë funksionale qëndrat e pritjes së emigrantëve në vendin tonë.

SYRI TV

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se qëndrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës do të hapen në javët e ardhshme, megjithatë nuk ka bërë me dije një datë konkrete. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Romë të premten, Shefja e qeverisë italiane ka pranuar vështirësitë operacionale në procesin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimitë me Shqipërinë, do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Në muajt e fundit, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një, sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”

Meloni po ashtu njoftoi se qeveria e saj vijon përpjekjet për të zgjidhur krizën e emigracionit në vend, duke theksuar se janë reduktuar si zbarkimet ashtu edhe viktimat në brigjet italiane. Kampet e refugjatëve në Lezhë pritej të ishin funksionalë më 1 shtator në kuadër të marrëveshjes së lidhur mes dy qeverive, por duket se ende mbetet e paqartë kur ato do të presin tepricat e emigrantëve afrikanë që synojnë Italinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco