Zëdhënësi i Kurtit për SYRI TV: Komunikimi i kryeministrit me krerët e shtetit shqiptar, institucional dhe i rregullt

Zëdhënësi i Kurtit për SYRI TV: Komunikimi i kryeministrit me krerët e shtetit shqiptar, institucional dhe i rregullt

15:18, 31/08/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Kryeministrit të Kosovës, Përparim Kryeziu i ka kthyer një përgjigje zyrtare pyetjes së SYRI TV për informacion sa i përket raportimeve në media për raportet e Kurtit me krerët e politikës shqiptare.

Kryeziu ka theksuar se pretendimet e raportuara në disa media në Shqipëri në lidhje me komunikimin e kryeministrit Kurti me krerët e shtetit shqiptar nuk janë të vërteta dhe se komunikimi ynë institucional është i rregullt

“Pretendimet e raportuara në disa media në Shqipëri në lidhje me komunikimin e kryeministrit Kurti me krerët e shtetit shqiptar nuk janë të vërteta.

Komunikimi ynë institucional është i rregullt. Së fundmi, Presidenti Begaj ka qenë mysafir i veçantë i Republikës së Kosovës dhe i Kryeministrit Kurti në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në qershor të këtij viti. I ftuar ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Rama. Marrëdhëniet ndërshtetërore maten nga bashkëpunimi ndërshtetëror në fusha me interes të përbashkët për qytetarët në të dy republikat tona. Duke pasur këtë për qëllim, ndër të tjera kemi shtuar bashkëpunimin në energji me përurimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, kemi funskionalizuar 26 vendkalime të veçanta kufitare për zonën kufitare me mbi 200 mijë banorë, në vitin e 2023 Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar, e unifikuam abetare dhe bashkë filluam punë për Enciklopedinë Shqiptare.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco