Nga autokraci po kalojmë në diplokraci/ Mal Berisha: Diplomacia shqiptare në vend që të shkojë përpara, po bën hapa shumë të mëdha pas

13:18, 31/08/2024
A+ Aa A-

Diplomati dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, Mal Berisha i ftuar në edicionin e drekës në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, u shpreh se vendi ynë nga autokraci po kalon në diplokraci.

Sipas Mal Berishës, fale zotit ka ende disa njerëz të cilët reagojnë në këtë vend dhe ne fakt reagimi i këshillit të ambasadorëve ndaj projektligjit ose ndaj draftligjit i cili do të kalojë në parlament sepse i qeveria i ka votat për të bërë çfarë të duan, shkon pikërisht në atë vijë që ata që reagojnë janë disa njerëz që nuk kanë asnjë lloj interesi personal dhe në reagime janë përfshirë ambasadorë të cilët i kanë shërbyer të gjitha qeverive shqiptare që nga viti 90, nuk janë as demokratë as socialiste, ose, kanë prirjet e tyre politike në jetën e tyre private por ana profesionale është diçka tjetër.

'Fale zotit ka ende disa njerëz të cilët reagojnë në këtë vend dhe ne fakt reagimi i këshillit të ambasadorëve ndaj projektligjit ose ndaj draftligjit i cili do të kalojë në parlament sepse i kanë votat për të bërë cfarë të duan, shkon pikërisht në atë vijë që jemi disa njerëz që nuk kemi asnjë lloj interesi personal. Jemi te pensionuar, i kemi shërbyer vendit me devocion me përkushtim, me patriotizëm, më atë mënyrën tonë, secili me aq mundësi sa ka patur. Po nuk na lë rehatë, nuk rrimë dot rehat kur mendojmë se një shërbim diplomatic në të cilin ne kemi pasur nderin dhe privilegjin e madh të jemi pjesë e tij, sot në vend që të përmirësohet, që të shkojë më përpara të përshtatet me legjistacionet e vendeve demokratike ku ne synojomë të shkojmë, në fakt bën një hap shumë të madh mbrapa, ose shume hapa mbrapa.

Unë mund tju them që në këtë diskutim, lidhur me këtë draftligj, janë përfshirë ambasadorë të cilët i kanë shërbyer të gjitha qeverive shqiptare që nga viti 90, nuk janë as demokratë as socialiste, ose, kanë prirjet e tyre politike në jetën e tyre private por ana profesionale është diçka tjetër.

Nuk e di ku është ndryshimi në situatën politike për momentin sepse ne nuk jemi në kohën kur kalonim nga Jugosllavia te SB, nga BS te Kina, nga Kina tek vetizolimi dhe pastaj tek një hapje e plotë demokratike. Nuk jemi në këtë situatë kur ka ndryshuar diçka nga ana gjeopolitike, është e vërtetë që zhvillohet një luftë mes 2 vendeve fqinje Sllave të cilët kanë problemet e veta dhe që ka ndikim në jetën e secilit europiane më gjërë por principet e sherbimit diplomatik shqiptar të rrugës drejte integrimit europian të fqinjësisë së mirë të uljes së çdo konflikti që mund të ngjallet për shkak të incidenteve ose artificëve që krijohen midis shteteve, unë nuk shoh që ka ndyshuar gjë.

Ju e keni parë që në pallatin e kongreseve me një madhështi të jashtëzakonshme është bërë një reklamë e madhe Diplo-2024, unë hyra edhe në google edhe në ate që njihet tashmë si inteligjencë artificial, fjala Diplo është një vend i një fshati në Pakistan , është një shkurtim i fjalës diplomaci por pa ndonje kuptim të posatshëm, dhe ç’ ka është më qesharake qenka një DJ shumë i famshëm në amerikë. Pra diplomacia dhe ambasador shkurtohen dhe vijnë në një abrevacion krejt të çuditshëm.

Nëqoftëse ky projektligj është në kundërshtim me gjithçka që ka demonizuar, mallkuar PS, kur ishte në opozitë, që ishte rraporti 20% i ambasadorëve ose shefave të misioneve që vijnë nga bota politike dhe 80% ishin diplomat të karrierës, tani, edhe në 2015, por tani edhe më keq se atëhere, ligji i përjashton të gjithë profesionistët nga e drejta për tu bërë ambassador, jo në mënyrë eksplicite por indirekt thotë që ministria mund të rekrotojë njerëz nga  fusha të ndryshme të cilët nuk kanë qënë asnjeherë në shërbim të diplomacisë, dhe kjo i jep dorë qeverisë që të shtijë atë që njihet sot si autokraci dhe ajo po formohet cdo ditë dhe në atë që unë e quaj diplokraci.'- është shprehur Mal Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco