Duhen ende disa javë/ Italia shtyn përsëri afatin e hapjes së dy qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar

Duhen ende disa javë/ Italia shtyn përsëri afatin e hapjes së dy qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar

10:32, 31/08/2024
A+ Aa A-

"Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të jenë totalisht operative brenda pak javësh e gjithcka po kryhet si një rregull arti", ka deklaruar Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë mbledhjes së parë të Këshillit të Ministrave pas pushimeve të verës e mbajtur pak orë më parë, raporton për SYRI-n Alba Kepi.

Kreu i qeverisë italiane ka informuar se ka një tjetër datë shtyerje e jo më 1 shtatori (përcjellë nga mediat italiane) si afati i hapjes së dy qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar. 

"Gjatë këtyre muajve sic e dinë mjaft mirë Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi e Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, kemi hasur disa vështirësi operative por që po i kalojmë një pas një, pasi besojmë shumë në këtë projekt inovativ në territorin shqiptar por me juriduksionin Italian", u shpreh Meloni.

"Potenciali i efikasitetit të Paktit me Shqipërinë shfaqet qartë sa ka mobilizuar të majtën Europiane e organizatat humanitare për ta kundërshtuar", tha Kryeministrja italiane.

Ajo shtoi gjithashtu se shumica e vendeve anëtare të BE e kanë mbështetur këtë Pakt duke e sygjeruar si model inovativ në zgjidhjen e problematikës së emigrantëve.

"Të gjithë sytë janë drejtuar tek ne e ne synojmë të bëjmë gjithcka sipas një rregulli arti", u shpreh ajo.

Në mbledhjen e qeverisë KM Meloni informoi se gjatë punës së kësaj qeverie fluksi i emigrantëve në krahasim me një vit më parë është ulur me 64% e të dhënat dhe politikat që kanë zgjedhur dëshmojnë se janë të drejta e funksionojnë.

Sipas numrit 1 të qeverisë italiane po reduktohen zbarkimet e emigrantëve e mbi të gjitha numri i viktimave dhe i të humburve në det./ Alba Kepi

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco