Rama darkon me ‘vëllain’ në Pragë, ndërkohë që Kosova gjendet nën kërcënime të përditshme nga…

Rama darkon me ‘vëllain’ në Pragë, ndërkohë që Kosova gjendet nën kërcënime të përditshme nga…

23:04, 30/08/2024
A+ Aa A-

Në një moment kur kërcënon çdo ditë Kosovën, armatoset gjer në dhëmbë, Vuçiç ka shfrytëzuar momentin për t'ë treguar se ka një 'vëlla' ndër shqiptarë, dhe ai është Edi Rama.

Presidenti serb ka zgjedhur të darkojë dhe të ndajë fotot me Ramën gjatë qëndrimit në Pragë, ku ndodhet për samitin e GLOBSEC, pikërisht në një moment tepër të tensionuar me Kosovën dhe kjo mesa duket për të treguar se problemi është Albin Kurti dhe jo ai.

Dhe për këtë i vjen në ndihmë me shumë dëshirë Edi Rama, i cili përveçse e mbron publikisht, gjen rasti të bëjë edhe gjeste të tilla shumë kuptimplota

Në fotot e shpërndara nga Vuçiç, shfaqen momentet nga darka e përbashkët me Kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit.

Krahas fotografive të postuara Vuçiç është shprehur se në samitin e Pragës do të diskutohen çështje si stabiliteti global dhe zhvillimi teknologjik, ndërsa ka shtuar se Serbia do të përfshihet në dialogun me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të begatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco