Gjermania i bashkohet ShBA-së në reagimin ndaj Qeverisë së Kosovës: Njoftimi s’është konsultim

Gjermania i bashkohet ShBA-së në reagimin ndaj Qeverisë së Kosovës: Njoftimi s’është konsultim

22:41, 30/08/2024
A+ Aa A-

Ambasada gjermane në Prishtinë i është bashkuar reagimit të ambasadës amerikane për aksionin e sotëm në Veri që ka rezultuar me mbylljen e komunave paralele, duke thënë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara.

Ambasadori Jörn Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.

Në postimin e tij në “X”, ambasadori ka theksuar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco