SYRI TV/ Banorët e Krujës dhe Kurbinit kallëzim në SPAK Ballukut, protesta e radhës para Parlamentit

SYRI TV/ Banorët e Krujës dhe Kurbinit kallëzim në SPAK Ballukut, protesta e radhës para Parlamentit

22:22, 30/08/2024
A+ Aa A-

 

Banorët e Krujës dhe Kurbinit kanë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’ dhe ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren Belinda Balluku, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar. Edhe protesta e 9 e banorëve të Krujës dhe Kurbinit u shoqërua me përplasje të ashpra me protestuesve që bllokuan disa herë autostradën. Të hënën protesta e banorëve  do të zhvendoset përpara Parlamentit.

SYRI TV

Banorët e Krujës dhe Kurbinit edhe këtë të premte u ngritën në protestë, ku kryefjalë e kërkesave të tyre mbetet aksi në autostradën Kashar Milot, përmes rrethrrotullimit të Thumanës.

Ndërkohë protesta tashmë ka hyrë në një tjetër stad, pasi banorët kanë nisur firmosjen e kallëzimit në SPAK për Zv Kryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për abuzimet e tyre më këtë projekt, që privoi nga aksesi në autostradë rreth 85 mijë banorë të Krujës.

Balluku dhe vartësit e saj janë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’ dhe  ‘Falsifikimit të Dokumentave’.

Edhe protesta e 9 e banorëvë të Krujës dhe Kurbinit u shoqërua me përplasje të ashpra me protestuesve që bllokuan disa herë autostradën dhe armatës së policisë që si çdo proteste ishte e konsiderueshme në numra.

Drejtuesit e mjeteve te bllokuar në rrugë përshëndetën protestuesit, teksa banorët e zonës u shprehën se nuk do heqin dorë nga protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të hënën protesta e banorëve të Krujës dhe Kurbinit do të zhvendoset përpara Parlamentit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco