‘Deri sot s’ka pasur vizitë në Moskë’/ Si mashtroi Rama në Pragë, para 4 vitesh takoi Lavrovin në Rusi

21:14, 30/08/2024
A+ Aa A-

Sharlatantizmi i Edi Ramës nuk ka kufinj. I bindur se mbështetjen e ndërkombëtarëve mund ta blejë në çdo rast me paratë e drogës dhe krimit, kryeministri i narko-shtetit të vetëm në Europë ka filluar të mashtrojë edhe në forume të hapura ndërkombëtare.

Edi Rama gjatë intervistës në me gazetarin Steve Clemons në Forumin që po mbahet në Pragë, ka folur përsëri si sharlatan, duke u përpjekur të mbulojë largimin që i ka bërë vendit të tij me Europën, duke ngrirë procesin e integrimit dhe duke sulmuar Europën e duke falenderuar Rusinë që sulmoi Ukrainën.

Mes shumë sharlantantizmave që ka lëshur në intervistë duke mbrojtur Serbinë, duke i dhënë mend Europës, e duke u munduar të mbulojë se është një politikan që idelogjinë e vetme ka lidhjen me krimin, Rama ka mashtruar publikisht kur është pyetur për marrëdhëniet me të.

Clemons iu drejtua kreut të ekzekutivit të Shqipërisë me pyetjen nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare. Rama u shpreh se me Rusinë “nuk kemi ndonjë mall” dhe as konflikt, dhe se nuk munden që të gjejnë spiunë brenda territorit shqiptar.

Por ai tha se Rusia mund të bëhet problem për pjesën tjetër të Ballkanit, dhe se kjo është arsyeja se përse duhet të shuhet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se është me rëndësi që kjo e fundit të mbahet “në anët tona”.

“Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, Praga për ne ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi në komunizëm… Dhe kur rusët vendosën të hiqnin qafe Stalinin, ne i qëndruam stoik. Duke qëndruar te Stalini dhe duke qenë stalinist deri në ’90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë. Deri sot s’ka pasur një vizitë në Moskë dhe askënd se ka marrë malli. Ne nuk duam asgjë të keqe për Rusinë ….

Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, kështu që ajo nuk mund të gjejë spiunë të gatshëm t’i shërbejnë për pak para. Kemi pasur disa gjëra në përziere, por asgjë të madhe. Aty ku mund të jetë vërtetë problem është në pjesë të tjera të Ballkanit, dhe ndaj na duhet që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, dhe na duhet ta mbajmë Serbinë sa më shumë në anën tonë”, tha Rama.

Por katër vite më parë Edi Rama ka qenë në Rusi si kreu i radhës i zyrës së OSBE dhe është shfaqur i ‘eksituar’ nga takimi me shefin e diplomacisë së Kremlinit, Sergei Lavrov, gjë të cilën sot e ka mohuar paturpësisht. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco