VIDEO/ Berisha: Rama kërkon të firmosë me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit të Shqipërisë

20:49, 30/08/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Ramën se ka shndërruar zyrat e shtetit në shpella krimi, dhe kriminelët në vendimarrës kryesorë.

Berisha theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë në të cilin tre liderë, tre drejtues të partive kryesore opozitare ndodhen të arrestuar ose në ndjekje penale pa asnjë fakt, dokument, provë, vetëm e vetëm se Edi Rama kërkon të firmosë me dhunë dhe presion me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit përfundimtar të Shqipërisë.

Berisha: Edi Rama ka shndërruar zyrat në shpella krimi, dhe kriminelët në vendimarrës kryesorë. Ai ka krijuar modelin e plaçkitjes së votës, e dhunimit të Kushtetutës, ligjeve, burgosjeve politike. Shqipëria sot është i njëjti vend në Europë dhe i vetmi vend në botë në të cilin tre liderë, tre drejtues të partive kryesore opozitare ndodhen të arrestuar ose në ndjekje penale pa asnjë fakt, dokument, provë, vetëm e vetëm se Edi Rama kërkon të firmosë me dhunë dhe presion me praktikat e etërve të tij mandatin e 4-t, mandatin e rrënimit përfundimtar të Shqipërisë.

Ne jemi opozitarë, ne bëmë në një përballje epike me mafien më të rrezikshme në Europë që është mafia e Edi Ramës, por edhe mafia ndërkombëtare që e mbështeti atë, të cilat së bashku kishin vetëm një qëllim, të fshihnin nga harta politike e Shqipërisë PD, partinë që përmbysi diktaturën, partinë që themeloi demokracinë, partinë që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, partinë që në qeverisjen e saj solli Shqipërinë nga honet e mjerimit ekstrem, nga njëri prej 2-3 vendeve më të varfëra të planetit e nxori në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Mafia shqiptare dhe ndërkombëtare armike e egër e qenies shqiptare, e identitit shqiptar, bëhet gjithçka që kjo parti të mos ekzistojë.

Por ju u ngritët, ju qendruat, nuk u përkulët dhe ju forcën politike që përmbysi një diktaturë e ngritët në këmbë gati për një betejë për të përmbysur diktaturën më të shëmtuar, diktaturën e bandave, aleancën e pushtetit me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco