Berisha-punëtorëve të metalurgjikut: Ngrihuni në revolta! Rama me ministret lau duart nga çdo përgjegjësi e trafikut të helmeve

20:47, 30/08/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje punëtorëve të metalurgjikut në Elbasan që të ngrihen në revolta si kundërpërgjigje për heqjen e tyre nga puna, pas shpërthimit të skandalit me eksportin e mbetjeve të rrezikshme toksike nga Shqipëria.

 Në fjalën e tij gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha theksoi se punëtorët nuk kanë asnjë faj pasi ndëshkimi i tyre ka ardhur për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve.

Berisha: Të dashur miq, sonte dua të përshëndes të gjithë punëtorët e metalurgjisë në Elbasan, ndërmarrjes Kurum. Iu bëj thirrje të ngrihen në revolta, sepse ndëshkimi i tyre për shkak të larjes së duarve nga çdo përgjegjësi e qeverisë së trafikut të helmeve, përballjes së saj me kompaninë ku ata punojnë, nuk pranohet kurrë që ata të jenë viktimë e këtij qëndrimi.

Ndaj edhe, i bëj thirrje edhe kompanisë të rishqyrtojë qendrimin e vetë. I bëj thirrje edhe qytetarëve të mbështesin protestën e punëtorëve të ndëshkuar për inate të qeverisë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje, asnjë përgjegjësi, asnjë faj pse Edi Rama me ministret e tij bën trafikun e lëndëve toksike dhe bëhet lajm i zi në detra, oqeane dhe të dyfishtë, bën jetën e zyrës dhe jetën e krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco