‘Rama racist, taksoi banorët e veriut’/ Berisha: PD do të mbështesë pa kushte rezistencën e protestuesve të Thumanës

20:33, 30/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shprehur përshëndetjet më të përzemërta për oratorët e ‘Rrugës së Shpresës’ dhe protestuesit e Thumanës, të cilët nuk i janë nënshtruar vendimit antikushtetues të qeverisë së Edi Ramës për t’i përjashtuar nga aksesi në aksin rrugor kombëtar, autostradën Thumanë-Kashar.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se Rama është një racist i cili taksoi banorët më të varfër të Shqipërisë, banorët e katër qarqeve të veriut.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju qendrestarë dhe qendrestareve, guximtarë dhe guximtareve qe frymëzoni çdo natë me qendresën për pushtimin ndaj misionit tuaj, mbrojtjen ee kauzës së drejtë të çdo shqiptari, frymëzoni mbarë shqiptarët.

Një përshëndetje të përzemërt kam unë për oratorët e kësaj platforme, për të gjithë oratorët e kësaj platforme, por sonte për mikun tonë, për të pamposhturin, Mehdi Malkajn, artistin e madh. Artist, i cili midis të vërtetëse dhe mashtrimit, midis qendresës dhe nënshtrimit, midis mbrojtjes mbrojtjes së vlerave, simboleve kombëtare të kulturës sonë dhe shpërblimeve qeveritare, zgjodhi këto.

Jemi shumë të gëzuar që është sot midis nesh, triumfator i pamposhtur.

Do të përshëndes protestuesit e pamposhtur të Thumanës, të cilët qendrojnë si viganë për të drejtat e 80 mijë banorëve të Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit, Thumanës të cilët në një akt anti-kushtetues, anti-ligjor të cilët Edi Rama i ndëshkoi me rrugën e re të ndërtuar në tokat e tyre.

Ata po mbrojnë të drejtat, dhe i garantoj se PD do të mbështesë pa kushte qendresën, rezistencën e tyre.

Miqtë e mi, protestuesit guximtarë të revoltuar të Thumanës po protestojnë kundër njërit prej diskriminimeve më raciste, anti-shqiptare që Edi Rama iu bën me taksen e rrugës banorëve më të varfër të Shqipërisë, të Europës, banorëve të katër qarqeve të veriut.

Të vësh taksë për një qytetar që vjen skaj e skaj i vendit, të paguajë 10 apo 15 euro për vajtje-ardhje në Tiranë, në një kohë kur qytetarët e tjerë të Shqipërisë që kanë të ardhura dy herë më të mëdha se ata, i bëjnë një diskriminim çnjerëzor, dhe tregon një urrejtje racisti që Edi Rama e ka të trashëguar nga i ati i tij, xhelati, Kristaq Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco