'Kështu do shkojmë në Europë?'/ Topuzi: Fjala e lirë po cënohet, opozita po sulmohet dhe vota po vidhet

'Kështu do shkojmë në Europë?'/ Topuzi: Fjala e lirë po cënohet, opozita po sulmohet dhe vota po vidhet

20:30, 30/08/2024
A+ Aa A-

Mateo Topuzi, anëtar i FRPD, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.

Topuzi u shpreh se të rinjtë dhe mendjet më të ndritura të këtij vendi po largohen, emigracioni i ka kaluar shifrat e një million shqiptarëve në 11 vjet.

Gjithashtu u shpreh se fjala e lire po cënohet, opozita po sulmohet dhe vota po vidhet.

'Sot dal para jush si anëtar i FRPD-s , i vendosur te jap kontributin tim përmes politikës. Si i ri në këtë vend më shqetëson jashtë mase situata në të cilën ndodhemi. Jemi dëshmitar të një rritje të krimit, ku cdo ditë shohim masakra që na trondisin. Arsimi është në gjëndje kritike me statistika që tregojnë se po shkojnë drejt zeros dhe ringritja duket e vështirë. Të rinjtë dhe mendjet më të ndritura të këtij vendi po largohen, me emigracionin që i ka kaluar shifrat e një million shqiptarëve në 11 vjet.

Shëndetësia është në periudhën e saj më të errët ku as medikamentet më bazike nuk janë të disponueshme për të sëmurët. Ekonomia është në krizë të thellë, ku paraja e pisët ka rritur çmimet e çdo shërbimi, ndërsa paga dhe përfitimet janë ndër më të ultat në rajon. Fjala e lire po cënohet, opozita po sulmohet dhe vota po vidhet, dhe unë kam vetëm një pyetje për kryeministrin: Kështu do të shkojm në Europë?'- u shpreh Topuzi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco