2 shtatori rikthen parlamentin/ Kuvendi nis me ligjin e mjekut për punën në shtet dhe privat

2 shtatori rikthen parlamentin/ Kuvendi nis me ligjin e mjekut për punën në shtet dhe privat

12:14, 30/08/2024
A+ Aa A-

140 deputetët e parlamentit do të rikthehen në punë të hënën, me çeljen e sesionit të ri parlamentar  megjithatë në axhendë nuk ka diskutime të gjata.

seanca do ti hapë rrugën debateve në komisione ku tashmë është paraqitur dhe drafti për ndryshimet në ligjin për urdhrin e mjekëve.

Nisma për Rregullat e reja për bluzat e bardha erdhi pas skandalit në spitalin Onkologjik, ku mjekët u akuzuan nga prokuroria e Tiranës për abuzime.

Në dokument parashikohet krijimi i një regjistri për mjekët që punojnë në publik dhe në privat, por me kushtin që në këtë rast të mos angazhohet më shumë se 30 për qind e kohës.

Madje edhe për këtë do të duhet të marrin lejen nga titullari i spitalit apo shefi i departamentit ku punojnë.

Ndërkaq, asnjë drejtor i spitaleve të shërbimit publik nuk do të mund të punojë si titullar në klinika private qoftë edhe kur e kanë pronë të tyre.

Në rast thyerje të Etikës së Mjekëve apo gabimeve teknike do të ngrihet Komisioni i Disiplinës së Urdhrit të mjekëve që do të shqyrtojë situatën dhe do të marrë masa.

Ndëshkimet variojnë nga pezullimi i ushtrimit të profesionit nga 6 muaj deri në 3 vite, pezullim license nga 6 muaj deri në 5 vite, gjobë nga 100 mijë deri në 1 milion lekë si dhe heqje tërësisht të licencës së mjekut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco