Meta ndan pamjet nga Jala: Momente të paharruara nga tre ditët fantastike në kampingun veror

Meta ndan pamjet nga Jala: Momente të paharruara nga tre ditët fantastike në kampingun veror

10:41, 30/08/2024
A+ Aa A-

Të rinjtë e Partisë së Lirisë prej tre ditësh ndodhen në kampin veror të Jalës, ku ndajnë eksperienca të shumta, por edhe marrin leksione politike dhe ekonomike nga ekspertë.

I pranishëm ka qenë edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ka qenë tepër aktiv, ndërsa ndan herë pas herë edhe pamjet nga momentet e bukura që ata kalojnë.

Së fundmi, Meta ka postuar një video, që siç thotë ai është krijuar nga dy të rinj të talentuar, ku tregohen momentet më të bukura të tre ditëve të para të kampit.

“Të dashur miq ju përshëndes me këtë video të krijuar nga dy të rinj të talentuar Deivi dhe Bruno, me disa nga momentet e paharruara nga tre ditët fantastike në kampingun veror të Jalës”, shkruan Ilir Meta.

Ndërkohë në një tjetër postim, Ilir Meta publikon një video ku shfaqen të rinj duke u argëtuar ndërsa shkruan: “Në Jalë, ku nata bëhet ditë, nga energjia e të rinjve tanë të mrekullueshëm!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco