Xhaferri: Eksodi dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor janë arsyet pse INSTAT nuk publikon të dhënat për popullsinë që jeton në zonat rurale!

Xhaferri: Eksodi dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor janë arsyet pse INSTAT nuk publikon të dhënat për popullsinë që jeton në zonat rurale!

09:58, 30/08/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Ndonëse censi ka përfunduar prej 9 muajsh,  INSTAT ende nuk ka publikuar të dhënat se sa është numri i popullsisë që jeton në fshat dhe sa është numri i popullsisë që jeton në qytet.

Kjo zvarritje ka 2 qëllime, së pari fshehjen e  dramës së shpopullimit dhe së dyti ndërhyrjen në zgjedhje elektorale, ku në fshatra pa asnjë shtëpi, ditën e zgjedhjeve dalin 300 deri në 400 votues, ku si gjithmonë 98% e tyre votojnë partinë në pushtet.

Shifrat e Ministrisë së Arsimit faktojnë se nga viti 2012 në vitin 2022 numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40 për qind.

Në vitin shkollor 2012-2013  në shkollat e fshatrave  ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, teksa në vitin shkollor 2021-2022 ky numër ishte 113.

Nëse  shtojmë këtu edhe valën e eksodit të dy viteve të fundit sot në shkollat e fshatrave nuk janë më shumë se 100 mijë nxënës.

Bujqësia dhe blegtoria janë  mundësia e vetme për të jetuar në fshat, por këto dy sipërmarrje Edi Rama i asgjësoi së pari më shpërndarjen sipas Manualit të Bandës 5D të fondeve për bujqësinë ku nuk kurseu as fondet e BE dhe së dyti me përmbytjen e tregut me mallra serbë në kuadër të dashurisë për Open Ballkan.

Bujqësia dhe blegtoria kanë traditë shekullore në Shqipëri dhe do ishin një pjesë e rëndësishme e zinxhirit ekonomik në shërbim të turizmit, por Edi Rama kërkoi fshatrat të ishin tokë e dedikuar vetëm për kanabisin që u pasua me kriminalizimin e ekonomisë dhe të shoqërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco