Balliu: Rama, Veliaj, Balluku e Xhaçka pazare me SPAK për të mos u hetuar! S’dorëzohemi ndaj presioneve, revoltë kundër ‘Rilindjes’

11:45, 29/08/2024
A+ Aa A-

Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në ditën e 23 të protestës përballë Bashkisë së Tiranës, tha se drejtësia duhet të funksionojë me integritet në mënyrë që hajdutët e vendit, përfshirë Ramën, Veliajn, Ballukun etj, të dalin para drejtësisë për pazaret që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Sipas Balliut, Rilindja e Ramës dhe e kabinetit të tij qeveritar është përgjegjëse për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria, largimin e njerëzve dhe pagesat për incineratorë inekzistentë që kapin shifrën e 80 mijë eurove  në ditë.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve, që të mos dorëzohen përballë presioneve të qeverisë dhe drejtësisë së kapur nga Rama, por të luftojnë përmes revoltës e protestës kundër një narko-shteti.

Drejtesia duhet të funksionojë me integritet. SHBA i kërkuam të bëntë drejtësi duke luftuar korrupsionin me integritet. Nuk luftohet me pazar, është pseudo luftë ndaj korrupsionit, të këtij hajduti nga SPAK me pazar. Merr paratë Veliaj e firmos, arrestohet dikush që s’ka bërë asgjë. Gjen një drejtor të Veliajt, pas mbushjes së xhepave të tij dhe SPAK e arreston.

Veliaj, Balluku, Rama, Xhaçka kanë ditë që ju vjedhin. Paratë shkojnë nga xhepi juaj të i atyre. SPAK mban në pushtet Ramën, duke sulmuar opoizitën dhe liderin e saj.

Çfarë  lidhje ka kjo bashki me jetën e qytetarëve, apo merret me përmirësimin e mbushjes së xhepave ? 9 milion m2 ndërtim, 1/5 banorë është 65 vjeç, për faj të pushtetit të Ramës. Rinia largohet, s’ka shkolla se ikin njerëzit, ka aktivitet kriminal në vendin tonë. Veëm vrasje në media, nga mafia dhe narkotrafiku që sollën e mbështetën.

Kështu doli e tha edhe Balluku, fajësoi mediat dhe qytetarët.

Rilindaj është përgjegjëse për gjendjen e vendit, largimin e njerëzve, 80 mijë euro në ditë për incineratorë që s’ekzistojnë. Janë armiq të Shqipërisë, t’i trajtojmë si armiq të vendit, kombit e familjes. Për ata që këkrojnë të bëjnë presion ndaj qytetarëve dhe ato që protestojnë, e kanë të garantuar që do dështojnë ndaj sulmve të opozitës. Çdo kabinet duhet të ndryshojë, Rama mbi të gjitha të largohet, kryenarkoshtetoi. Rruga është ndryshimi, përmes revoltës e protestës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco