Protesta kundër Veliajt/ Zhulali: Propaganda e rilindjes është ndërtuar mbi urrjetjen! Shkunduni, luftoni në emër të dashurisë për...

11:44, 29/08/2024
A+ Aa A-

Në protëstën e sotme para bashkisë së Tiranës, e njohur ndryshe nga qytetarët si selia e kompanisë “5D” dhe Inceneratorit qytetarët kanë mbajtur protëstësn e 23-të ku kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt dhe vënien e tij para drejtësisë.

Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokraitike, Ilda Zhulali, gjatë fjalës së saj para qytetarëve vuri theksin te propaganda e Rilindjes dhe metoda e partisë-shtet për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesa e llogarisë ndaj Veliajt dhe bashkisë për shpërdorimin dhe vjedhjen e taksave të tyre.

“E gjithë propaganda e Rilindjes është e përmbledhur në një fjali, urreni më shumë Saliun sesa doni më shumë vetën, famijët dhe familjet tuaja. Urreni më shumë Saliun sesa doni çerdhe, kopshte, shkolla për fëmijët tuaj. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni rrugë më të pastra, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se plehrat po na mbysin, urreni më shumë Saliun sesa të shqetësoheni se korrupsioni po na vret dita – ditës. Urreni më shumë Saliun sesa të kërkoni llogari pse nuk mblidhet parlamenti i tiranës. Urreni më shumë sesa të kërkoni llogari ku shkon Erion Veliaj, ku shkojnë takasat tuaja….kjo është skema e rilindjes, e ndërtuar mbi urrjetjen. Urrejtja nuk ka ndërtuar asnjëherë asgjë të mirë në historinë e njerëzimit. Të gjithë këta njerëz që na janë bashkuar në protestë na janë bashkuar në emër të dashurirsë, në emër të dashurisë për qytetin, për vendin. Shkunduni, mos u dorëzoni!”,- tha Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco