PROTESTA/ Xhaferri: Ky sistem duhet të shkulet, të rinjtë po largohen

11:35, 29/08/2024
A+ Aa A-

Sot u mbajt para bashkisë së Tiranës, protesta e 23 rradhazi nga Partia Demokratike kundër aferave të Erion Veliajt.

Në këtë protestë mbajti fjalën e tij, Besart Xhaferri, kryetarë i FRPD.

Ai u shpreh se shumë drejtorë janë të korruputuar dhe duhen arrestuar para se të arratisen jashtë vendit.

Xhaferri u shpreh se, ky sistem duhet të shkulet pasi po largon të rinjtë nga Tirana dhe ky vend po kthehet në një vend ku këta të rinj nuk do të jetojnë dot.

 

"Janë shumë drejtorë, janë të gjithë papërjashtim, shumë të korruptuar, që të gjithë e meritojnë të shkojnë në burg para se të arratisën nga Shqipëria.

I bëjmë thirrje drejtësisë, duhet me patjetër të shkulet ky sistem, i cili po largon të gjthë të rinjtë nga zemra e Shqipërisë nga Tirana.

Tirana po kthehet në një qytet ku po shiten më shumë pampersa për të moshuar se për fëmijë. Një qytet që është plakur, një qytet që të rinjtë nuk do të kenë mundësinë kurrë të jetojnë."- u shpreh ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco