PROTESTA/ Pano denoncon: Tirana e vjedhur! Viti i dytë që familjet në nevojë lihen pa ndihma sociale gjatë muajit Gusht

11:36, 29/08/2024
A+ Aa A-

Jonathan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë,  mbi Aferën '5D' dhe inceneratorët, mbajti fjalën e tij në podium.

Pano denoncoi se as këtë verë, njëlloj si verën e kaluar, qytetarët në nevojë të Tiranës, nuk e morën dot bonusin e qerave dhe ndihmën sociale gjatë muajit gusht, dhe kjo për shkak të neglizhencës nga bashkia.

Ndër të tjera, Pano shtoi se Tirana është një nga qytetet më të vjedhura.

“Tirana sot duhet të ishte e bukur, por nuk është, sepse është e vjedhur. Tirana sot duhet të ishte e lirë por nuk është sepse është e kapur nga hajdutët”, u shpreh anëtari i Këshillit Bashkiak.

Kam një lajm shumë të keq.

Si vitin e kaluar në 2023, por edhe këtë gusht Erion Veliaj, nuk mbledh  Këshillin Bashkiak për të kaluar ndihmën sociale për njerëzit që  janë në nevojë.

 Është viti i dytë rresht që kafshatën e bukës, personat që janë në nevojë, personat që kanë nevojë për bonus të qerave, nuk ja japin.

Por çfarë bëjnë? A e keni parë sa të lehtë e kanë të miratojnë tendera?

Tirana duhet të ishte sot një qytet i pastër, pasi kemi paguar mbi 130 milionë euro për inceneratorin që nuk egzsiton.

Tirana duhet të ishte sot me shkolla, ndërkohë që kemi zonën e Astirit, me 70 mijë banorë që nuk kemi asnjë institucion arsimor, ndërkohë që qytetarët e

Tiranës deri tani kanë paguar 55 milionë euro vetëm për taksën e përkohshmë të infrastrukturës arsimore e cila duhet të kishte përfunduar që në vitin 2019. 

Tirana sot duhet të ishte e bukur, por nuk është, sepse është e vjedhur.

Tirana sot duhet të ishte e lirë por nuk është, sepse është e kapur nga hajdutët.

Tiransit sot duhet të ishin duke gëzuar dhe festuar por nuk janë sepse janë të vjedhur, dhe duart e hajdutëve janë futur ne xhepat e qytetarëve të Tiranës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco