Berisha: Pasuritë kombëtare nga bekim, në mallkim për shqiptarët. Shkatërrimi i turizimit, mekanizmi kryesor i Ramës për të vjedhur

21:00, 28/08/2024
A+ Aa A-

Në fjalimin e tij gjatë ditës së 240 të tubimit maratonë në “Rrugën e Shpresës,” kryedemokrati Sali Berisha kritikoi qeverisjen aktuale dhe situatën e turizmit në Shqipëri. Ai theksoi se mënyra se si vidhen shqiptarët është bërë një mekanizëm kryesor për shkatërrimin e jetës së tyre.

Berish u shpreh se pasuritë kombëtare të Shqipërisë, përfshirë potencialin turistik të brigjeve, liqeneve, Alpeve dhe maleve, janë shndërruar nga bekim në mallkim. Ai akuzoi qeveritarët dhe oligarkët për shfrytëzimin e turizmit si një ndëshkim për qytetarët, duke i bërë ata të paguajnë më shumë për turizmin, ndërsa përfitimet për çdo turist janë të ulëta. Berisha e përfundoi duke theksuar se Shqipëria është e vetmja vend që deklaron një numër të madh turistësh, por që turistët kalojnë vetëm gjysmë nate në vend.

FJALA E BERISHËS: 

Miqtë e mi, ajo që ndodh, mënyra e pamëshirë që vidhen shqiptarët sot është shndërruar në mekanizmin kryesor të shkatërrimit të jetës së tyre.
Në Shqipëri pasuritë kombëtare shndërrohen nga bekim në mallkim. Pasuri kombëtare më e madhe, potenciali më i jashtëzakonshëm i Shqipërisë është potenciali turistik, është oferta e brigjeve të detrave dhe liqeneve të saj, oferta e Alpeve dhe maleve të saj.
Turizmi në Shqipëri nga një bekim, nga një motor i zhvillimit të vendit është shndërruar në ndëshkim për ccdo qytetar shqiptar shqiptar i cili paguan në vit për turizmin nga taksat e tij 215 euro dhe merr me taksat e tij nga një turist gjithësej për frymë si banor 4 euro, jo për një, por nga të gjithë turistët.
 4 euro për banor, shpenzimi është 215 euro, sepse miqtë e mi të gjithë ccfarë vjen e s’vjen e vjedhin qeveritarët dhe oligarkët e tyre, narkotrafikantë dhe resortet e tyre.
Ndaj edhe Shqipëria është i vetmi vend në planet që bërtet se mora 10 mln turistë, por që fjetën gjithësej gjysmë nate për turistë në Shqipëri. Këto janë shkaqet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco