Berisha: U instalua me shpejtësi një regjim i pamëshirë që vjedh deri në palcë qytetarët e vet. Betëje për jetën e ekzistencën e kombit shqiptar!

20:50, 28/08/2024
A+ Aa A-

Lideri demokrat Sali Berisha e ka cilësuar një betejë për ekzistencën e kombit shqiptar, atë se çfarë po ndodh në vendin tonë me qeverinë e inkriminuar të Ramës.

Në ditën e 240 të qëndresës qytetare, Berisha tha se regjimi i pamëshirshëm vjedh qytetarët e saj deri në palcë, duke ndërtuar rrugë që tejkalojnë shifrat reale të saj, ndërsa fitimet i merr të gjitha për vete.

Sipas Berishës, në Shqipëri ndërtimi i rrugëve kushton 15 herë më shtrenjtë se sa para vitit 2013, apo se sa ndërtohet sot në Kroaci, Kosovë dhe në vende të tjera.

 

Kjo betejë është betejë për jetën, ekzistencën e kombit shqiptar. Kjo betejë është betejë për jëtën, ekzistencën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: po pse shqiptarët kaluan nga qytetarët me rrogat më të larta në qytetarët në rrogat më të ulëta. Pse në Shqipëri, në 8 vite mjerimi si varfëri e skajshme u rrit me 4 herë? Çfarë ndodhi? Ndodhi sepse u instalua me shpejtësi të madhe një regjim i pamëshirë që vjedh gjer në palcë qytetarët e këtij vendi. U vendos një regjim i pamëshirë që ndërton 1 km rrugë 10 herë, 15 herë më shtrenjtë se sa ndërtohej para vitit 2013, apo se sa ndërtohet sot në Kroaci, sot në Kosovë dhe sot në vende të tjera.

Sepse për ndërtimin e një shkolle shqiptarët paguajnë 10 herë më shumë se çdo europian dhe vidhen nga qeveritarët 80% të fondit, sepse 1 km rrugë te sheshi Shqiponja kushtoi 30 mln euro, në një kohë kur në asnjë vend të botës ai rindërtim nuk mund të kushtontë më shumë se 1 deri në 3 mln euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco