VIDEO/ Klea Duçka: Protestojme për një sipërmarrje të lirë, të mos na vijnë gangot e veshur me pushtet e të na marrin jetën

20:30, 28/08/2024
A+ Aa A-

Klea Ducka, anëtare e departamentit 'Brain Gain' në Partinë Demokratike, mbajti sot fjalën e saj në tubimin e përnatshëm poshtë shtëpisë së liderit historik Sali Berisha.

Duçka u shpreh se 3 janë hallkat e shtetit,  ekonomia,  arsimi dhe shëndetësia, dhe këto të treja vetëm sa janë përkeqësuar dhe shkatërruar gjatë 3 mandateve qeversje të Edi Ramës.

'Kur kam ikur nga ky vend, kam ikur pa asnjëlloj shprese që gjërat mund të përmirësoheshin , jam një nga ato të rinj e të reja që ky regjim totalitar, ky regjim autokrat me pashpirtësinë më të madhe e ka larguar nga vendi i saj. Nuk ka qënë zgjedhje, ka qënë zgjidhje, jo vetëm për mua por për shumë të rinj e të reja që janë larguar ashtu si unë.

3 janë hallkat e shtetit, ekonomia, arsimi, shëndetësia, këto të treja vetëm sa janë përkeqësuar dhe shkatërruar gjatë 3 mandateve qeversje, unë do të doja të ndalesha te ekonomia, duke qënë se është edhe fusha ie, fusha në të cilën kam kryer studimet dhe jam specializuar.

Kjo ësjhtë një ekonomi e cila ka ndaluar së prodhuari, një ekonomi e vdekur, dhe një ekonomi e cila nuk prodhon është një ekonomi e cila nuk mund të hapë vënde pune dhe nuk përkthehet në mirëqënie reale. Çfarë ka bërë qeveria në këtë situatë të vështirë ekonomike për të menazhuar krizën?

Sot protestojme për te drejtën e pasjes së një aktiviteti sipërmarrës të lirë, ku të mos na vijnë gangot e veshur me pushtet dhe të na marrin edhe jetën përvec se djersën dhe gjakun tone dhe të fëmijëve tanë,'- u shpreh Duçka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco