Balliu: Neser në ora 11:00 t'i tregojmë hajdutit të parave tuaja që Tirana nuk harron, qytetarët nuk harrojnë

Balliu: Neser në ora 11:00 t'i tregojmë hajdutit të parave tuaja që Tirana nuk harron, qytetarët nuk harrojnë

18:41, 28/08/2024
A+ Aa A-

Koordinatori i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se Veliaj shpreson që Tirana dhe qytetarët e saj të dorëzohen dhe të gjunjëzohen përballë veprimeve të tij.

Ai bën thirrje që nesër në ora 11:00 qytetarët të jenë të pranishëm në protestë për të mbrojtur Tiranën dhe për të treguar se qytetarët nuk do ta harrojnë këtë abuzim. Protesta ka si qëllim të kundërshtojë qeverisjen e Veliajt dhe të dëshmojë se Tirana nuk është e dorëzuar përballë krimeve dhe korrupsionit të tij.

POSTIMI I PLOTË:

Veliaj shpreson që Tirana dhe qytetarët e saj të dorëzohen dhe të gjunjëzohen perballë vjedhjes mashtrimit dhe krimeve te Veliajt!
Neser në ora 11:00 ti tregojmë hajdutit të parave tuaja që Tirana nuk harron, që qytetarët nuk harrojnë.
Nesër në ora 11:00 në protestë për të mbrojtur Tiranën tonë nga kryekrimineli i Tiranës 
Erion Veliaj!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco