Hapja e urës së Ibrit, Kurti: Jemi në diskutime intensive me aleatët

Hapja e urës së Ibrit, Kurti: Jemi në diskutime intensive me aleatët

12:34, 28/08/2024
A+ Aa A-

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti foli për mundësinë e hapjes së urës së Ibrit, duke sqaruar se për këtë është duke pritur raportin përfundimtar.

Gjithashtu kreu i ekzekutivit të Prishtinës foli sërish për vizitat e kryera në Prishtinë nga disa zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, përfshirë shefin e CIA-s. Ai tha se të gjitha takimet e fundit dhe ato që do të ketë në vazhdim me faktorin ndërkombëtar, kanë në fokus diskutimet mbi hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Shefi i qeverisë nënvizoi se me aleatët do të punohet ngushtë në vlerësimet mbi hapjen e urës dhe se liria e lëvizjes është e drejtë themelore.

“Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore, si në BE ashtu edhe në Kosovë”, shtoi kryeministri Kurti, raporton A2.

Kurti po ashtu ka thënë se në takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës së fundit në SHBA, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco