Skandali i mbetjeve toksike/ Balluku sulmon Syri-n: Fajin nuk e ka askush, pse keni padurim për të gjet fajin, Porti i Durrësit është i...

12:25, 28/08/2024
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministrja Belinda Ballu ka folur sot për herë të parë për skandalin e 800-ton mbetjeve toksike të cilat u kapën në Tajlandë.

Autoritetet shtetërore po përpiqen të fshehin ngjarjen, kujtojmë deklaratat e Ministrisë së Mjedisit, Drejtorisë së Doganave dhe Portit të Durrësit të cilat hidhen degë më degë për ta lënë fajin jetim.

Të gjitha deklaratat e institucioneve shtetërore duket se janë të dirigjuara nga zyra e kryeministrisë, nga ku doli edhe Balluku sot dhe deklaroi se faji është jetim.

“Nuk është asgjë e re, sigurisht ka edhe ekspertë të tranzitit të mbetjeve toksike. Autoriteti potual i Durrësit nuk ka asnjë lidhje me këtë proces. Janë procesuar nga një koncesionar që operon në Portin e Durrësit. Atutoriteti portual dhe koncensionari që ka kryet transportin janë dy entitete konkurente”,- tha Balluku. Deklaratë e cila është një përpjekje për ta zvogëluar skandalin në një çështje konkurence.

Gazetari i Zyri Tv, Ermal Rizaj e pyeti Ballukun për skandalin dhe ligjin e mazhorancës për mbetjet, kur mazhoranca kishte deklaruar se e kishte siguruar kontrollin në Portin e Durrësit.

Balluku këmbënguli përsëri në pafajësinë e Portit të Durrësit (në varësi të saj) duke sulmuar Syrin se po bën pis portin e Durrësit, kur dihet nga të gjithë se ky port është kthyer në një autostradë të trafikut kombëtar e ndërkombëtar të drogës e mbetjeve toksike.

“Ke ardhur me një pyetje të përgatitur, edhe njëherë për ata që kanë bërë pyetjen, autoriteti portual i Durrësit nuk ka as tagër, as ekspertizë që të kontrollojë çdo kontenier se çfarë përmban. Nuk besoj se mbetet te Syri apo media të tjera që të bëhet pis Porti i Durrësit, përqëndrohuni te koncensionari”,- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco