Kosovë/ Qeveria zgjat afatin për regjistrimin e diasporës deri më 31 dhjetor, Gërvalla: Kemi gati 3 mijë regjistrime në ditë

Kosovë/ Qeveria zgjat afatin për regjistrimin e diasporës deri më 31 dhjetor, Gërvalla: Kemi gati 3 mijë regjistrime në ditë

12:25, 28/08/2024
A+ Aa A-

Qeveria e ka zgjatur deri me 31 dhjetor afatin për regjistrimin e diasporës, raporton Express.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se ditëve të fundit kanë pasur një dinamikë me afër 3 mijë regjistrime në itë.

 “Kërkoj shtyrjen e afatitit deri më 31 dhjetor 2024 për disa arsye. Regjistrimi i mërgatës është ndërmarrja më e rëndësishme në raport me mërgatën në katër dekadat e fundit. Të dhënat që do të dalin nga regjistrimi i mërgatës do të na shërbejnë edhe institucioneve të vendit por edhe vetë mëgratës për organizim më të mirë të nevojave dhe potencialit. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një dinamikë me afërisht 3 mijë regjistrime në ditë dhe këtë dinamikë do të përpiqemi të mos e ndalim përmes mospërfundimit të afatit tani”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se në fund të vitit mund të ketë sërish shtyrje afati.

“Do të bisedojmë për një shtyrje të mëtejme ose do ta finalizojmë procesin dhe do të fillojmë të shqyrtojmë rezultatet”, deklaroi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco