INTERVISTA/ Integrimi si propagandë, Bytyçi: Konferenca në Tiranë me fjalë që në thelb kanë mashtrimin…

12:00, 28/08/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e paradites ka qenë studiuesi Enver Bytyçi i cili ka komentuar ngecjen në vend të integrimit si pasojë e politikave të gabuara të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Bytyçi: Është bërë traditë tashmë në Tiranë gjatë pushimeve të vërës në Gusht, të mblidhet konferenca e ambasadorëve dhe krerët e shtetit të flasin. Zakonisht në konferencë flet Presidenti i Republikës i cili është edhe kryetar shteti. Por prej vitesh tashmë detyrën e Kryetarit të Shtetit, detyrën e Ministrit të Jashtëm, detyrën e Ambasadorit, detyrën e referentit në një ambasadë e kryen kryeministri i vendit zoti Edi Rama. Gjithçka që ndodh në këtë vend kalon në filtrat e tij. Prisja që në këtë konferencë të kishte ndonjë reflektim, ndonjë analizë, të kishte një sintezë, për një lloj përgjegjësie për atë çfarë është bërë dhe për atë që nuk është mundur të bëhet. Por nuk pati analizë.

Pati një paradë një fjalim që për mua karakterizohet nga fjalë boshe fjalë të cilat në thelb kanë mashtrimin dhe përpjekjet për të mbuluar dështimin në diplomacinë shqiptare...

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco