Pas kreut të CIA, Kurti pret edhe përfaqësues të NATO: Mbështetja e SHBA, e palëkundur!

Pas kreut të CIA, Kurti pret edhe përfaqësues të NATO: Mbështetja e SHBA, e palëkundur!

11:25, 28/08/2024
A+ Aa A-

Prishtinë - Pak ditë pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns, kryeministrit Albin Kurti në zyre pritet t’i shkojnë edhe përfaqësues të Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s, e ministra të shteteve anëtare të kësaj aleance.

Kjo u bë e ditur nga i pari i ekzekutivit kosovar, i cili tha se gjatë këtyre takimeve do të diskutohet për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Pas vizitës në SHBA, javën e kaluar në harkun kohor të pak ditëve, mysafir kemi pasur në kryeministri, shefin e Agjencisë Qendrore për Inteligjencë, William Burns dhe admiralin i cili është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm, kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit si dhe progresin demokratike dhe ekonomik.

Nesër për vizitë vjen zoti Thomas Goffus, ndihmës sekretar i përgjithshëm për operacione i NATO-s, sot vjen delegacioni danez i asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s”, deklaroi ai.

Shefi i qeverisë tha se janë duke vazhduar konsultimet me aleatët ndërkombëtar sa i përket hapjes mbi lumin Ibër.

Me këtë rast, ai u shpreh se liria e lëvizjes është e drejt themelore për Republikën e Kosovës.

“Në të gjitha këto takime natyrisht se diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilin jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizike të urës, teksa presim raportin final, e deri te përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes. Liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në Bashkimin Evropian”, shtoi ai.

Kurti: Në fokus të diskutimeve me ndërkombëtarët, hapja e urës mbi Ibër

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se të gjitha takimet e fundit dhe ato që do të ketë në vazhdim me faktorin ndërkombëtar, kanë në fokus diskutimet mbi hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se me aleatët do të punohet ngushtë në vlerësimet mbi hapjen e urës dhe tha se liria e lëvizjës është e drejtë themelore.

“Hapja e urës është liri e lëvizjes, e liria e lëvizjes është e drejtë themelore,si në Be ashtu edhe në Kosovë”, shtoi kryeministri Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se në takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës së fundit në SHBA, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.

Gjithashtu, kryeministri Kurti bëri të ditur se nesër në Prishtinë do të qëndrojë ndihmës-sekretari i Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Thomas Goffus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco