Dhuna në Palasë, Abilekaj: Policia dizinformoi publikun dhe mbrojti kriminelët

Dhuna në Palasë, Abilekaj: Policia dizinformoi publikun dhe mbrojti kriminelët

10:42, 28/08/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj ka reaguar në lidhje më ngjarjen ë rëndë në një lokal në Palasë, ku dy persona mbetën të lënduar rëndë, pas një sherri masiv.

Abilekaj shkruan se edhe në këtë ngjarje si në rastin e Pogradecit, ku fillimisht u raportua se Egli Proga u rrëzua në tokë dhe më pas u zbulua e vërteta se ai ishte dhunuar për vdekje, e njëjta gjë ka ndodhur me ngjarjen në Palasë. Sipas analistit, policia dezinformoi publikun dhe mbrojti kriminelin.

“Ndoshta nuk kanë se si ta shpjegojnë që një person në kërkim për plagosje me thikë, është në mes të një koncerti, ku ndodhen njerez nga më të njohurit dhe më të rëndesishmit, nuk kanë si ta shpjegojnë që të kërkuarit janë të tillë vetëm për policine, sepse janë në rrugë ndersa policia ndalon të tjerët, për gjoba të të gjitha llojeve“, shkrua ai.

Në fund Abilekaj thekson se kësaj policia nuk mund t’i besosh, pasi janë shndërruar në shërbëtore të partisë dhe paligjshmërisë, prandaj duhet të largohen që të shpëtojnë çka mbetur nga imazhi i Policisë së Shtetit.

Postimi i plotë:

Policia e Shtetit perfundimisht ka zgjedhur te dizinformoje publikun, te dale mbi ligjin, te mbroje krimininelet ne dem viktimave. Pa u harruar akoma ngjarja e Porgradecit, ndoqen te njejten metode per ngjarjen e Palases. Fshehen emrat e autoreve dhe nuk e permenden personin ne kerkim derisa mediat e nxoren.

Ndoshta nuk kane se si ta shpjegojne qe nje person ne kerkim per plagosje me thike, eshte ne mes te nje koncerti, ku ndodhen njerez nga me te njohurit dhe me te rendesishmit, nuk kane si ta shpjegojne qe te kerkuarit jane te tille vetem per policine, sepse jane ne rruge ndersa policia ndalon te tjeret, per gjoba te te gjitha llojeve.

Kjo polici qe per kolegun qe plagosi zyrtarin e ERRE, nxori edhe mesazhet familjare, mbron te kerkuarit dhe personat me precedente penale.

Pas kesaj flagrance te re, askush nuk mund t’i besoje me kesaj strukture drejtuese te policise. Ata jane shnderruar ne sherbetore te partise dhe paligjshmerise, prandaj duhet te largohen qe te shpetojne çka mbetur nga imazhini Policise se Shtetit.

Çfarë ndodhi në Palasë:

Një grup personash u përfshin në një sherr të dhunshëm në ambientet e një resorti luksoz në Palasë ndërsa në këtë zonë të zhvilluar turistike, mbante koncert këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros, të shtunën. Të plagosur sipas policisë, mbetën Luçiano Koçeku, 42 vjeç, biznesmen, i njohur dhe si Tur Koçeku, si edhe një person tjetër, Fatbardh Aliaj, 42 vjeç.

Festa ka shkuar keq për grupin e djemve të cilët siç thuhet jo zyrtarisht nisën të grushtohen e të qëllojnë me shkelma trupit ndaj njëri-tjetrit, për një të parë shtrembër e për shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar

Mes grumbullit të personave të përfshirë në përleshje, policia shpalli zyrtarisht në kërkim 4 prej tyre, Xhoni Spaho 28 vjeç nga Tirana, Genti Baleci 49 vjeç nga Durrësi, Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana.

Fatmir Bejo 30 vjeç, rezulton i përfshirë në plagosjen me thikë të një personi, Mirel Ishka në shkurt të këtij viti në një lokal te “Komuna e Parisit”’ dhe në dhunimin e pengmarrjen për disa orë në prill të 2023 të biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, për një borxh të pretenduar prej 25 mijë euro. Mbetet e paqartë nëse Fatmir Bejo ishte ende në kërkim dhe ka shkuar ndërkohë nën hundën e policisë, në koncertin në Palasë për tu argëtuar me shoqërinë.

Policia raportoi fillimisht se ngjarja ndodhi të hënën më datë 26 gusht, por burime konfidenciale thonë se përleshja ka ndodhur mesnatën e 25 gushtit 2024, pra 2 ditë më parë. Në një njoftim të dytë të dhënë për mediat, Policia e Vlorës saktësoi datën e ngjarjes dhe njoftoi se bëhej fjalë për 2 të plagosur dhe 4 persona në kërkim, ndryshe nga sa kishte raportuar më parë për 1 të plagosur dhe 2 në kërkim.

Jo vetëm kaq. Për ngjarjen policia është treguar e rezervuar në informacione duke mos dhënë fillimisht identitetet e personave të përfshirë dhe aq më pak dinamikën e ngjarjes apo nëse në motivi i kësaj përleshje shkon përtej “pse më sheh?”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco