Berisha: Banorët e rrethit të Krujës, protestuesit kundër ndëshkimit dhe diskriminimit nga armiku i egër Edi Rama

Berisha: Banorët e rrethit të Krujës, protestuesit kundër ndëshkimit dhe diskriminimit nga armiku i egër Edi Rama

20:27, 27/08/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përshëndetur protestuesit e rrethit të Krujës, të cilët nuk dorëzohen në kërkimin e të drejtës së tyre për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar edhe pse janë të ndëshkuar e të diskriminuar nga Edi Rama.

‘Sonte unë dua të përshëndes gjithashtu protestuesit e Thumanës, banorët e Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit për protestën e tyre të fuqishme kundër ndëshkimit dhe diskriminimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës me rrugën e ndërtuar në tokën e tyre’, u shpreh Berisha.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufijshme ju, misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin te shqiptarët së bashku me ju, të vërtetat e mëdha të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar.

Sonte unë dua të përshëndes gjithashtu protestuesit e Thumanës, banorët e Krujës, Fushë Krujës, Mamurrasit për protestën e tyre të fuqishme kundër ndëshkimit dhe diskriminimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës me rrugën e ndërtuar në tokën e tyre.

Dua të përshëndes këta protestues, të cilët janë sot protestuesit kundër diskriminimit që iu bëhet 400-500 mijë shqiptarëve të qarqeve të veriut nga armiku i egër Edi Rama, që i detyron ata që të paguajnë taksë për të hyrë e për të dalë nga Tirana, ndërkohë që askush tjetër në Shqipëri nuk paguan një qindarkë për lëvizjet e tij nga Fushë Kruja gjer në Bilisht, gjer në Kakavjë apo Qafë Botë.

Ky diskriminim është i patolerueshëm, është poshtërim dhe unë kam bindje se banorët e veriut do të gjejnë guximin, kurajon, t’i japin këtij armiku atë që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco