VIDEO/ Hajdarmataj: Rama tha se do vijnë filipine, e afganë! Kjo është qeveri antishqiptare, nuk i do shqiptarët

20:25, 27/08/2024
A+ Aa A-

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Kryesisë së PD-së, duke marrë fjalën në ditën e 239 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se kjo qeveri jo se nuk i do veriorët, por kjo qeveri është antishqiptare, nuk i do shqiptarët, nuk e ka vetëm me veriun por ka me të gjithë shqiptarët.

Hajdarmataj gjithashtu u shpreh se Rama  thotë që do vijnë filipinezë, do vijnë afganë, e do vijnë të huaj të zëvëndësojnë krahun tonë të punës, të zëvëndësojnë të rinjtë e të rejat që ikin sepse pagat janë të ulta, trajtimet janë skandaloze, për më tepër edhe ato pak vende pune nëpër administrata janë vetëm për patronazhistët.

'Shumë ditë u bëne, lajme pas lajmi, ngjarje pas ngjarje dhe i gjithë togfjalëshii është të ikim, ikin shqiptarët, ikin të rinjte, ikën fuqia punetore e shqipëtareve, iken truri i shqiptarëve, prej Edi Ramës.

U bënë 11 vjet dhe madje këto statitika ne i shohim edhe në strukturat shtetërore, INSTAT-i, organizma nderkombetar po e provojne. Mbi 60 mijë qytetarë po i mungojne qarkut të Shkodrës, djepit të kulturës së Shqipërisë. Ky është kulmi, ky është një fakor i krizës ku kjo qeveri, jo se nuk i do veriorët, është qeveri antishqiptare, nuk i do shqiptarët, nuk e ka vetëm me veriun e ka me të gjithë shqiptarët.

Pardje e dëgjuam me arrogancën e tij Edi Ramën të thotë që do vijnë filipinezë, do vijnë afganë, e do vijnë të huaj të zëvëndësojnë krahun tonë të punës, të zëvëndësojnë këta të rinj e të reja që ikin sepse pagat janë të ulta, trajtimet janë skandaloze, për më tepër edhe ato pak vende pune nëpër administrata janë vetëm për patronazhistët.'- u shpreh Hajdarmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco